Featured
Dizajnoni shtëpinë tuaj, pa bërë as edhe një hap jashtë saj
Kreativiteti padyshim se është pjesë e përditshmërisë sonë dhe atë e shprehim në forma dhe mënyra të ndryshme.
Të dekorosh shtëpinë me gjësende të cilat i keni tashmë andej tek dhomat e punëtorisë pa shpenzuar para për të blerë gjëra te reja e të ndërtosh me gjërat të cilat thjeshtë nuk e keni ditur se mund t’i futni në përdorim, është me të vërtetë kënaqësi. Kjo kënaqësi është e dyfishte për faktin se ju po kurseni vetën dhe familjen e juaj financiarisht dhe së dyti ju po ndërtoni diçka të bukur nga fillimi vetëm.
Por, cilat materiale mund t’i përdorni më së miri? Materialet të cilat preferohen më shumë janë druri, plastika, qeliku ndonjëherë. Kjo ndarje nuk është strikte, mirëpo, këto janë disa nga materialet me të cilat të punohet me lehtë.
Ja disa shembuj, që pse të mos e provoni t’i bëni edhe ju.
Raft nga druri
Murin tuaj ju mund ta dekoroni edhe me një raft të ndërtuar nga druri. Në të ju mund të vendosni librat, apo edhe gjësende të tjera që shkojnë bukur me ngjyrën e mbyllur të drurit. “Me një gurë, mbytni dy zogjë”, në këtë rast ju do ta dekoroni murin tuaj i cili mund të ketë qenë i zbrazët duke mos shpenzuar para për piktura të shtrenjëta dhe po ashtu do t’i largoni gjërat e tepërta të cilat i keni në shtëpi dhe do i vendosni në raft.
Vend për kohën e lirë
Një qoshe e lezetshme të kaloni një pjesë të kohës së ndërtuar nga vetë ju, me të vërtetë është fantastike.
Rafte librash
Mund të jeni të pasionuar pas librave, por, përveç kësaj ju mund të dëshironi që veçse t’i lexoni të dëshironi të duken edhe bukur në dhomë e juaj të gjumit apo edhe në pjesë të tjera të shtëpisë ku ju do i vendosni.
Mbyllni hapësirat boshe
Një dekorim i bukur e që të lë sy hapur do ta dëshironte gjithësecili. Këtu ju mund t’i shihni dhe t’i ndjekni disa nga hapat për të ndërtuar një “shtëpi nga konopi” të lezetshme dhe interesante.
Mos hedhëni asgjë
Mos hedhë asgjë në mbeturina, është një rregull i ri i kohës moderne. Gjithçka mund të përdoret ani pse jo me funksionin të cilin e kishte më parë. Keni televizor të vjetër i cila ka vite që e keni qitur jashtë përdorimit? Atëherë tani është koha që ta përdorni sërish. Thjeshtë, me kujdes largoni xhamin e tij dhe gjërat brenda dhe po në atë hapësirë vendosni diçka tjetër.
Do të jetë me të vërtetë unike.
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë1 day ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë13 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Aktuale1 day ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
You must be logged in to post a comment Login