Ambienti

Dita e Tokës u shënua me aktivitete të ndryshme

Published

on

Për nder të shënimit të Ditës së Tokës, EC Ma Ndryshe bashkë me Klubin e Gjelbër të shkollës “Pjetër Bogdani” ka realizuar aksionin e pastrimit, që synon përcjelljen e mesazhit për mirëmbajtjen e hapësirave publike si dhe inkurajimin e të gjithë hisedarëve për kujdes më të shtuar ndaj ambientit në përgjithësi.

Po ashtu bashkë me nxënësit është realizuar edhe një aksion i mbjelljes së disa fidanëve dhe luleve sezonale në oborrin e shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Nxënësit pjesëmarrës në këto aktivitete gjatë ditës kanë shpërndarë për qytetarët edhe lule sezonale si dhe i kanë njoftuar për rëndësinë që ka kjo ditë përmes disa mesazheve ndërgjegjësuese, të cilat janë përpiluar paraprakisht nga këta nxënës.

Nxënësve pjesëmarrës gjithashtu u janë shpërndarë disa çanta eko-miqësore me qëllim të shmangies së produkteve që e dëmtojnë ambientin dhe disa poça efiçient që e promovojnë energjinë e pastër./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version