Digjen dy objekte banimi në Prizren, lëndohet një person

0

Dy objekte banimi në Prizren janë përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa njësia policore është duke u marr me këtë rast.

Pronari i njërit objekt ka pësuar lëndime ku edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Fatmirësisht, dëme tjera në njerëz nuk ka pasur.

“Janë përfshirë nga zjarri dy objekte banimi, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri, ndërsa njësia policore është duke e hetuar rastin. Pronari i njërit objekt ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në raportin e Policisë