Arkitekturë
Detaje mahnitëse nga shtëpia e personit më të pasur në botë
Revista Forbes, për një pasuri prej 85 miliard dollarësh, e ka vlerësuar themeluesin e Microsoftit, magnatin dhe investuesin amerikan Bill Gates si njeriun më të pasur në botë, në një artikull të publikuar në mars të këtij viti.
Amerikani ka një rezidencë në Medina të Uashingtonit të quajtur “Xanadu 2.0”. Keni dëgjuar të paguani 35000 dollarë për të shëtitur një shtëpi apo për rërë të importuar për ta vendosur në breg të liqenit? Këto dhe shumë të tjera, vetëm në rezidencën e njeriut më të pasur në botë.
1.Shtëpia përmban 24 banjo. Përfshirë dhjetë dushe. Shtëpia ka vetëm 7 dhoma gjumi – domethënë ka më shumë se tre banjo për dhomë gjumi në banesë.
2.Rezidenca mori 7 vjet për tu ndërtuar dhe kushtoi 60 milion dollarë apo 52.795.988 euro
3.Pishina i ka dimensionet 18.3 metra me 5.1 metra dhe përfshinë një dysheme me motive fosilesh dhe një sistem nënujor muzike. Dhoma e zhveshjes përmban 4 dushe dhe 2 vaska.
4.Gates bleu jo vetëm kompleksin prej 60 milion dollarësh por edhe disa shtëpi përreth për intimitet-për një shumë prej 14.4 milion dollarësh.
- Vetëm dhoma e ngrënies është 1.000 metra katrore, e cila është më e madhe se shumë apartamente me një dhomë gjumi. Kjo dhomë i ka 24 vende.
- Kur vjen një mysafir, atyre u jepet një metal që ndërvepron me censorë në çdo dhomë në shtëpi. Në varësi të preferencave të tyre, temperatura, muzika dhe ndriçimi do të ndryshojnë nëpër hapësirë kudo që janë. Çdo dhomë vjen me ekranin prekës të vet për të kontrolluar ambientin e saj.
- Dëshironi të shëtiteni në shtëpinë e Bill Gates? Atëherë duhet të paguani 35000 dollarë ndërsa të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi.
- Shtëpia është një strukturë “e strehuar nga toka” që do të thotë se përdorë mjediset natyrore si muret për temperaturë dhe për të zvogëluar humbjen e nxehtësisë.
- Tatimi në pronë për këtë shtëpi arrinë në 1 milion dollarë.
- Kur shtëpia priti një ndejë për Shoqatën e Guvernatorëve Kombëtarë më 2004, një zonë e përkohshme e sigurisë u vendos rreth gjithë pronës, duke bllokuar aksesin në pjesë të mëdha të liqenit të Uashingtonit. Guvernatorët arritën aty me anije.
- Rëra e pronës në bregun e liqenit nuk është e natyrshme për Liqenin e Uashingtonit – ajo është e importuar nga klimat më të ngrohta dhe me rërë. Sipas një internisti të Microsoft, ajo vjen nga Hawaii.
12. Ka 84 hapa poshtë nga hyrja në katin përdhese. Sigurisht që gjithmonë mund të marrësh ashensorin nëse je dembel.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
You must be logged in to post a comment Login