Arkitekturë
Dënohen me burg ish-shefi i arkitektëve dhe ish-drejtori në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve
Ish-drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Agim Gërguri dhe shefi i sektorit të arkitekturës në këtë institut, Gani Gashi, janë dënuar, të enjten, me nga gjashtë muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Dënimi me burgim, me pajtimin e të akuzuarve, u është shndërruar në dënim me gjobë, në shumë prej 3600 euro për secilin, raporton Betimi për Drejtësi.
Nëse nuk paguhet gjoba, dënimi do të ju shndërrohet me burgim, ku do të llogaritet nga 20 euro, për një ditë.
Tashmë dy të dënuarit, gjithashtu janë obliguar që të paguajnë edhe paushallin gjyqësor prej 50 eurosh, për secilin.
Aktgjykimi i shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Shasivar Hoti ka ardhur pasi që më 21 nëntor të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e arritur ndërmjet të akuzuarve Gërguri e Gashi, me prokuroren e rastit, Merrushe Llugiqi.
Me rastin e shpalljes së aktgjykimi, i pranishëm ka qenë vetëm mbrojtësi i të akuzuarit Agrim Gëguri, avokati Naim Rudari.
Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ngarkonte Agim Gërgurin, në cilësinë e drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), dhe Gani Gushin, si arkitekt në këtë institut, se në vazhdimësi gjatë viteve 2010-2013, me qëllim të përfitimit për veti apo personave të tjerë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.
Sipas aktakuzës, derisa Komuna e Prishtinës kishte lidhur memorandum të mirëkuptimit me IKMM, ku kishte ndarë shumën prej 562.000.00 euro për restaurimin e xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, i akuzuari Gashi kishte gjetur personat që do të angazhoheshin në kryerjen e punëve dhe drejtori Gërguri ka angazhuar personat në fjalë për kryerjen punimeve pa shpallur tender.
Ndër kompanitë përfituese për kryerjen e punimeve, sipas aktakuzës, kishin qenë edhe kompania “Arch Code” me pronare bashkëshorten e të akuzuarit Gashi, Luljeta Gashi, pastaj kontrata për shërbime ishin lidhur edhe me Amir Gërgurin, djalin e të akuzuarit Gërguri dhe Ard Gashin, djalin e të akuzuarit Gani Gashi.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Kosovës.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë12 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë10 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë9 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!