Connect with us

Infrastrukturë

Çmimi prej 25 euro i një thesi të plehrave sfidon bujqit e Kosovës

Published

on

Para pak javësh, Qeveria e Kosovës njoftoi se ka ndarë 50 milionë euro për subvencionimin e bujqve, por megjithatë sipas fermerëve, rritje e prodhimit bujqësor do të jetë sfidë.

Sipas tyre, kjo vjen për shkak të shtrenjtimit enorm të inputeve bujqësore.

Rritje të mëdha më së shumti vërehen tek plehrat thotë bujku nga fshati Balloc i Podujevës, Malësor Sejdiu, që ka rreth 200 hektarë me grurë dhe misër, raporton Kallxo.com

“Kemi qenë dhe kemi ble të gjitha plehrat, shembull vitin paraprak ka qenë çmimi 6 euro e gjysmë për një thes KAN këtë vit është 18 deri në 20, është 25 euro, çmimet janë shumë të larta, kostoja është shumë e lartë”, tha Sejdiu.

“Gjithçka ka ndiku, duke filluar prej plehrave, naftës, unë jam edhe kombajner edhe bujk, tash unë nuk mundem me dal se kostoja nuk del e njëjtë”, tha më tutje ai.

Ndërsa bujku tjetër Fazli Berisha thotë se ngritja e çmimeve nuk po munden të përballohen, duke shtuar se cilësia e plehrave nuk është e duhur.

“Plehu KAN nuk e ka atë cilësinë dhe efektin qysh duhet me pas ashtu edhe plehrat tri 15-she (NPK 15:15:15:), nuk ka kontroll, qysh hin në të zezën plehrat, shteti duhet me funksionu dhe jo veç me marrë plehra veç me tiketë tri 15-she dhe nuk e ka kualitetin për rendimente të grurit”, u shpreh Berisha.

Profesori universitar i Fakultetit të Bujqësisë Imer Rusinovci tha se qeveria duhet të mendojë që ta mbështes edhe blerjen e plehut mineral.

“Plehu mineral u shtrenjtua shumë në raport me vitin paraprak dhe dilema është se sa fermerët do të jenë në gjendje të përpilojnë racionet e duhura ushqyese për bimë, andaj qeveria duhet ta mendojë që ta mbështes edhe plehun mineral që mos të karakterizohemi me prodhime të ulëta në fund të periudhës vegjetative”, tha profesori Rusinovci.

Ndërsa agronomi Berat Gërguri, që punon edhe në barnatore bujqësore thotë se rritja e këtyre produkteve ka filluar që nga koha e shfaqjes së pandemisë COVID-19./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njofuar vazhdimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për të gjithë zonën e Dukagjinit.

“Kjo rrugë do të ngrit në një piedestal më të lartë turizimin malor e atë dimëror në vendin tonë, e poashtu do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës së bukur të maleve të Gjeravicës dhe Alpeve Shqiptare.”, deklaroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kjo rrugë do të financohet në shumën prej 4.416 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete

Published

on

A Fin Management LLC, kompania e Jared Kushner që është në negociata me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit, rezulton një perandori me 10 shifra. Pak ditë më parë, kompania e cila ndryshe njihet dhe si Affinity Partners, dorëzoi në Komisionin e Letrave me Vlerë të qeverisë amerikane, SEC, treguesit financiare të vitit 2023. Sipas tabelave, deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar, asetet nën menaxhimin e kompanisë rezultojnë mbi 3 miliardë dollarë.

E themeluar më pak se tre vjet më parë, saktësisht në gusht të vitit 2021, Affinity ofron shërbime të menaxhimit të investimeve për disa fonde private. Sipas deklarimeve në SEC, aktualisht kompania menaxhon fondet e 6 klientëve duke i investuar ato në projekte fitimprurëse. Mes tyre është edhe Fondi Saudit i Investimeve Publike, që udhëhiqet nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqësi faktik i Arabisë Saudite.

Resorti i Sazanit

Emri i Affinity Partners u bë i njohur për qytetarët shqiptarë muajin e kaluar, kur dhëndrri i Presidentit Donald Trump deklaroi në Bloomberg, se ishte afër finalizimit të një marrëveshje për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit dhe një hoteli në Beograd, investime të cilat do të kalonin vlerën e 1 miliardë dollarëve, transmeton Kapital.al

Në rastin e Sazanit, plani parashikon ndërtimin e një resorti të brandit AMAN, i cili njihet si një nga majat e luksit në industrinë e hotelerisë botërore. Bëhet fjalë për një brand hoteli, çmimet e të cilit fillojnë nga 1500 dollarë në natë dhe që sipas politikave të grupit nuk zbaton ulje as për periudhat jashtë sezonit për të ruajtur pozicionin e tij në majën e elitës së hotelerisë.

“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner për The Post duke e krahasuar Sazanin me Maldivet dhe duke e quajtur atë një nga vendet më të bukura që kishte parë.

Dhëndrri i Donald Trump zbuloi se në këtë sipërmarrje ambicioze ai ishte duke bashkëpunuar me biznesmenin shqiptar Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, të cilët i quajti partnerë të ngushtë. “Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë për New York Times.

I cilësuar si konglomerati më i madh i biznesit në Shqipëri, grupi Kastrati së fundmi është zgjeruar me investime edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitin e kaluar, familja Kastrati bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.

Por siç zbulon New York Times, lidhjet me familjes Trump dhe asaj Kastrati shkojnë përtej partneritetit në biznes. “Z.Kastrati konfirmoi se ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën familjarë të zotit Trump në Florida, në dhjetor 2022 me zotin Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin,” shkroi Times./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mërgimtari nga Gjakova padit komunën dhe ministrinë, pretendon se objekti që iu ndërtua afër po ia cenon privatësinë

Published

on

Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë paditur nga një familje në qytetin e Gjakovës, e cila pretendon se këto dy institucione nuk ndërmorën masa për ta rishikuar ligjshmërinë e një leje ndërmore të lëshuar nga drejtoria e Urbanizmit në komunën e Gjakovës për një objekti në rrugën “Martirët Qerkezi”.

Ali Bajraktari, i cili ka mbi 30 vite që jeton në mërgim pretendon se privatësia e familjes së tij u cenua nga ndërtimi i këtij objekti, që sipas tij është ofruar 80 centimetra në pronën e tyre, shkruan Kallxo.com

“Ky objekt që është ndërtuar ngjitur me pronën tonë na e ka cenuar privatësinë. Pastaj mendoj se janë shkelur edhe normat e ndërtimit siç edhe shihet distanca mes objektit dhe parcelave tona është 0.80 centimetër, dhe kjo bie komplet ne kundërshtim me objekte që ndërtohen me disa kate. Tash oborri jonë nuk mundet me u shfrytëzu sepse na e ka zanë diellin dhe na i ka hap dritaret që na e cenon edhe privatësinë” – thotë Bajraktari.

Ai ka shtuar gjithashtu se që nga momenti që e ka kuptuar se ky objekt do ndërtohet tri kate dhe katin përdhese, ka bërë kërkesa të shumta ne institucione lokale e qendrore për ta rishikuar lejen e ndërtimit të këtij objekti, por askush nuk kishte reaguar ne kërkesat e tij.

“Kërkesat i kemi bërë në institucionet komunale që nga shtatori i vitit 2023, por nuk kanë reaguar. Gjithashtu tri kërkesa i kemi shkruar edhe Ministrisë se Ambientit, por as kjo e fundit nuk ka reaguar” – thekson Bajraktari.

Ai ka thanë po ashtu se ka kërkuar gjithashtu nga komuna dhe ministria që të shikohet se si ka mundësi që të shfrytëzohet komplet parcela për ndërtim, duke mos lënë as hapësirë gjelbërimi.

Pretendimet se ndërtimi i një objekti ka tejkaluar lejen e ndërtimit dhe ka cenuar privatësinë e fqinjëve aty afër, ka hapur disa padi civile për personat e institucione shtetërore, disa janë hedhur poshtë e disa pritet të marrin epilog në Gjykatë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending