Connect with us

Aktuale

Çmimet e gazit në tregjet amerikane pësojnë rënie për 70 ditë rresht

Published

on

Mesatarja kombëtare amerikane për një gallon gaz të rregullt ka rënë çdo ditë që kur u rrit në një nivel rekord prej 5,02 dollarë për gallon më 14 qershor, sipas AAA.

Ky varg 70-ditor i rënies së çmimeve në pompë është i dyti më i gjatë i regjistruar që nga viti 2005, vuri në dukje Bespoke Investment Group në një raport të titulluar “Vera e madhe amerikane e çmimeve në rënie të gazit”.

Mesatarja kombëtare për gazin e rregullt ra të martën në 3,89 dollarë për gallon, nga 4,38 dollarë një muaj më parë, raporton CNN.

Megjithëse çmimet janë 73 cent më të larta se një vit më parë, rënia e fundit është e ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh kambanat e alarmit të inflacionit të shkaktuara nga rritja mbi 5 dollarë vetëm dy muaj më parë.

Ka një sërë faktorësh pas rënies së çmimeve të gazit këtë verë, dhe jo të gjithë janë pozitivë.

Së pari, 5 dollarë u dëshmuan të ishin një pikë thyerjeje për shumë shoferë, me disa që zgjodhën të ngasin më pak. Kjo humbje në kërkesë ndihmoi në balancimin e tregut.

Në të njëjtën kohë, frika dhe shqetësimet e recesionit të SHBA-së për ekonominë e Kinës i ulën ndjeshëm çmimet e naftës, duke marrë me vete çmimet e gazit.

Në kulmin në mes të qershorit, mesatarja kombëtare për gazin e rregullt u rrit me një 50 për qind marramendëse në vit. Por pas rënies së verës, çmimet e gazit tani janë rritur më pak se 19 për qind në vit. Kjo është vetëm një pikë përqindje më shumë se ndryshimi mesatar nga viti deri në datën për të gjitha vitet që nga viti 2005./Media Ndërtimi

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending