Aktuale
Çka po ndodhë me punimet e pezulluara të urës milionëshë mbi Lumin Ibër
Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë që nga gushti i muajit të kaluar kanë mbetur të pezulluara.
Ura milionëshe e Bashkimit Evropian ishte e paraparë të hapej për qarkullim të automjeteve në janar të vitit që shkoi, por për shkak të ndërtimit të murit dhe më pas shembjes së tij, si dhe marrëveshjeve të reja që pasuan, ura ende ka mbetur e pashkelur nga veturat.
Mirëpo, Bashkimi Evropian në një përgjigje elektronike për Indeksonline ka thënë se shpreson që në këtë vit të arrihet progres mbi këtë projekt të nisur që sa vite.
“Punimet në dhe përreth urës u pezulluan në gusht. Situata nuk ka ndryshuar qysh atëherë. BE shpreson që qysh në muajt e hershëm të vitit 2018 të bëhet progres mbi projektin”, thuhet në përgjigjën e zyrës së BE-së në Kosovë.
Ndonëse, projekti mbi urën nuk ka shkuar me hapa të shpejtuar, projektet e tjera si zona e këmbësorëve dhe objekti sportiv ‘Omnisport’ tashmë janë përfunduar.
Këto projekte të financuara nga BE kapin shifrën afro 10 milionë euro.
“Projekti i financuar nga BE për zonën e këmbësorëve, me vlerë 2.13 milionë euro, dhe objekti sportiv Omnisport me vlerë 7.8 milionë euro janë përfunduar dhe i janë dorëzuar përfituesit, që është Komuna e Mitrovicës së Jugut”, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.
Sa i përket Qendrës së Biznesit, kjo e fundit financohet nga Qeveria e Kosovës dhe është nën përgjegjësinë e Komunës së Mitrovicës Jugore.
Këto projekte janë financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët serb të Mitrovicës së Veriut.
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë4 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!