Connect with us

Aktuale

Çka përmban udhëzimi i ri administrativ për kategorizim të ndërtimeve (Dokument)

Published

on

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të rregulloj të gjitha llojet e kategorizimeve brenda territorit të Republikës së Kosovës sipas të cilave lëshohet leja e ndërtimit, inspektimit, certifikatës së përdorimit dhe asaj të rrënimit të përcaktuara tek Ligji për Ndërtim, dhe këtij udhëzimi Administrativ.

Udhëzimi i ri Administrativ i nënshkruar nga ministri i Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, nënkupton qartësimin e kompetencave të organit përgjegjës i cili lëshon leje  ndërtimi. Në kuadër të ligjit të ri administrativ për ndërtimet janë bërë disa kategorizime.

Udhëzimi  i parë ka të bëjë me kategorizimin e ndërtimeve. Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohet kategorizimi i ndërtimeve, sipas qëllimit të tyre, karakteristikave funksionale dhe shkallën e ndikimit në mjedis.

Tek neni 3 ku përfshihen përkufizimet, pika 1.4 sqaron se organi përgjegjës për lëshimin e kushteve të ndërtimit, lejes së ndërtimit, certifikatës së përdorimit, lejes së rrënimit si dhe inspektimin e ndërtimit është Komuna përkatëse.

Në ndërtimet e Kategorisë I, përfshihen të gjitha punët me rrezikshmëri të ulët ku organi kompetent për lëshimin e lejeve për këto ndërtime është Komuna. Këtu hyjnë shtëpitë për banim, shtëpitë malore, vilat, vikend shtëpizat, shtëpi gjuetie e të ngjashme.

Kategoria II, ka të bëjë me gjitha ndërtimet të cilat kanë një lloj rrezikshmërie më të madhe. Sërish organi përgjegjës për lëshim të lejeve është Komuna. Lloji i ndërtimit tek kategoria II, përfshinë ndërtesa banimi me më shumë njësi. Siç janë ndërtesa për banim të përbashkët, hotele dhe ndërtesa të ngjashme, ndërtesa afariste, muzetë dhe bibliotekat, spitalet dhe ndërtesat e tjera të kujdesit shëndetësor etj.

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending