Featured
Bytyçi: Institucionet s’e shohin ndërtimin si proces të krijimit të vlerave arkitektonike
Arianit Bytyçi, arkitekt nga Prishtina, në intervistën e javës për Ndërtimi.info ka folur për gjendjen e arkitekturës dhe të bërit arkitekturë në Kosovë. Ai ka evidentuar disa probleme, për të cilat pret të ketë ndryshim të qasjes.
Sipas tij, institucionet nuk e shohin ndërtimin si process të krijimit të vlerave arkitektonike, por si proces tërësisht teknik dhe teknologjik, raporton Ndërtimi.info.
“Ligji i Ndërtimi tërësisht e sheh procesin e ndërtimit, si proces teknik dhe teknologjik. Nuk e sheh si proces të krijimit të vlerave arkitektonike. Kur fryma ligjore nuk është në frymën e krijimit të krijimtarisë arkitektonike, atëherë është pak problem që të krijohen rrethana për të bërë arkitekturë”, tha ai. Zgjidhje sheh që ligjet duhet të përmbajnë parime si promovimi i kualitetit arkitektonik, kualiteti vizual dhe të tjerë që janë pjesë e ligjeve në shumë vende të botës perëndimore.
Për më shumë ai ka thënë se duhet sa më shpejt të hartohet një udhëzues i cili do të përcaktonte tarifat apo përqindjet e projektit në raport me investimet, që të dihet sa do të paguhet projekti, pasi kriteri me çmimin më të ulët është degradim mbi idenë.
“Është e çuditshme Një investim publik, qoftë ministri, qoftë akademi qoftë palestër në shumtën e rasteve përcaktues është kriteri çmimi më i lirë. Kjo është degradim. Nuk është njëjtë sikur të shpallësh konkurs apo tender për furnizim me letra tualeti një ministri, për dallim që duhet me zgjedh një kompani për me hartu një projekt, që është si rezultat i idesë. Pra ideja nuk paguhet me çmimin më të lirë”, shtoi ai.
Ndiqeni intervistën e plotë:
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë2 days ago
Po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të Janjevës
-
Aktuale2 days ago
Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh