Bruso nga BE-ja: Prokurimi publik mbetet sistemi më i rrezikuar në Kosovë

0

Është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Përmirësimi i Kapaciteteve Administrative në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë”, projekt ky i cili financohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2012.

Aty u tha se ky projekt ka rezultuar pozitivisht në zhvillime të rëndësishme si në aspektin praktik, po ashtu edhe ligjor dhe me përfitime për tatimpaguesin në Kosovë.

Luigji Bruso, kryesues i seksionin të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, ka thënë se prokurimi publik është gurthemel për integrimin në Bashkimin Evropian

“Unë e di se sa është e vështirë me pas një sistem objektiv i cili zgjedh ofertën ekonomikisht më të favorshme dhe njëkohësisht për të siguruar që kontraktuesit të ndahen të kënaqur. Detyra jonë është të krijojmë një sistem që të zvogëlohen rreziqet, sepse ato nuk mund të eliminohen, por për t’u siguruar që tatimpaguesi parat që i jep të shfrytëzohen në mënyrë të drejtë”, ka thënë ai duke shtuar se prokurimi publik është një prej shtyllave të menaxhimit të financave publike që nënkupton që parat e qytetarëve të përdoren në mënyrë efikase. Ky është një gurthemel për integrimin evropian.

Ai shtoi se institucionet kosovare kanë zhvilluar një kornizë ligjore e cila është në përputhje me ato të BE-së.

“Kohëve të fundit institucionet kanë filluar ta përdorin edhe e prokurimin kështu që rregullat janë ligjet janë vetëm duhet të dimë se a janë personat ata të cilët i respektojnë ato. Prokurimi publik mbetet sistemi më i rrezikuar në Kosovë”, ka shtuar ai duke inkurajuar institucionet vendore që të qojnë përpara reformën e menaxhimit të financave publike.

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha ka thënë se Prokurimi përveç aspektit ekonomik, ka ndikim edhe në aspektin social ambiental dhe në këtë drejtim ai ndikon ndjenjën e barazisë së qytetarëve.

“Një ligj i përshtatshëm mundëson zvogëlimin e hapësirave për praktika korruptive. Ne punojmë aktivisht në harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së. Ky projekt gjatë viteve të kaluara ka ndihmuar në dy aspekte, si përmirësimi i kornizës ligjor,e më konkretisht ka kontribuar ligjit mbi prokurimin publik dhe zhvillimin e komunikimit në mes akterëve siç janë institucionet, qytetari dhe bizneset”, ka thënë ai.

Vlora Ferizi, eksperte e projektit, ka thënë se përmes këtij projekti kanë ndihmuar dhe avancuar dukshëm sistemin e prokurimit në vend.

“Për herë të parë në Kosovë kemi strategjinë Kombëtare pesë vjeçare për prokurimin publik. Është ndihmuar KRPP për strategjinë kombëtare për trajnim. Ligji është ndryshuar projekti ka ndihmuar KRPP për hartimin e rregullave. Është draftuar kodi i etikës. Ka ndihmuar në hartimin e politikave të sigurisë për platformën elektronike të prokurimit publik”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës shfrytëzon 400 milionë euro përmes prokurimit publik në vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here