Aktuale
Britanikët përjashtohen nga Trepça
Më 10 tetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i kishin vënë firmat e tyre në një memorandum mirëkuptimi.
Ata u morën vesh që Ambasada të asistonte në rekrutimin e njerëzve kredibilë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Por, kur nuk kanë shkuar as 3 muaj nga nënshkrimi i këtij memorandumi Qeveria e Kosovës e shkeli atë.
Zyrtarë të kësaj ambasade kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se janë larguar nga Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se fillimisht të dyja palët ishin pajtuar që në Komision të jenë edhe ekspertë nga Ambasada. Por, gjithçka ndryshoi në fund.
“Bordi i Trepçës ka qenë fillimisht në listën e dakorduar ku ne do të ishim të angazhuar. Mirëpo me kërkesën e Qeverisë së Kosovës ne jemi tërhequr nga ky proces”, thuhet në një përgjigje për gazetën “Zëri” nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Tashmë Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” është konstituuar, ndërsa me 23 janar 2018 do të fillojë shqyrtimi i 100 kandidatëve, sa edhe kanë kandiduar. Nga Ambasada thonë se memorandumi mbetet ende në fuqi, ani pse lënë të kuptohet se veprimet e fundit të Qeverisë mund ta vënë në dyshim gjithë projektin, shkruan Zëri.
“Nepotizmi vazhdon të mbetet kërcënim jetik për Kosovën. Ky projekt po ndihmon pikërisht të luftohet ky fenomen. Por, i gjithë projekti do të ketë sukses vetëm nëse Qeveria ka vullnetin politik të emërojë njerëz të mirë nëpër institucione dhe ta përfundojë praktikën e punësimit me të “njohshëm”, thuhet në përgjigjet e Ambasadës.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë10 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë11 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale11 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj