Aktuale
BIK-u e quan “kot” peticionin për ndryshim të arkitekturës së xhamisë në Prishtinë
Anëtari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi ka folur për Ndertimi.info në lidhje me një peticion i cili ka është publikuar nga aktivisti Yll Rugova dhe qytetarë tjerë të Prishtinës.
Në thelb të këtij peticioni është se plani arkitektonik i projektit të xhamisë që planifikohet të ndërtohet nuk përkon me planin e caktuar nga komuna për atë lagje, kështu që kanë kërkuar ndërrim plani.
Por, gjasat që të ndodhë një gjë e tillë sipas Resul Rexhepit janë ZERO dhe të kota, por që mund të rezultojnë me diçka jo të mirë për ta.
‘Ne kemi ndjekur një procedurë jashtëzakonisht transparente dhe qytetarët sidomos të kryeqytetit kanë pasur mundësinë të votojnë dhe kanë votuar këtë projekt. Tash më duket krejtësisht e kot, që bëhen tentime të tilla, sepse gjithçka mundet të rezultojë të na lejnë neve pa atë xhami dhe asgjë tjetër jo. Tani nuk ka gjasa për ndryshim projekti sepse qytetarët e kanë votuar, jo besimtarët, por qytetarët”, ka thënë Rexhepi për Ndertimi.info.
E së fundi për këtë xhami është diskutuar edhe leja e ndërtimit. Ajo leje ende nuk është dhënë nga Komuna e Prishtinës.
“Leja nuk është dhënë ende. Kjo çështje do të debatohet në nivel komunal. Neve na është premtuar që deri më datën 22-23 të këtij muaji do të përfundojë dhe ne po presim, pasi nuk kemi çka të bëjmë më. Që tri vjet po merremi me këtë projekt dhe tash e 5 muaj e kemi dorëzu në Komunë”, ka përfunduar Resul Rexhepi, duke potencuar se kjo nuk është “xhami personale e individuale”.
Aktuale
Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike
Aktuale
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
Aktuale
Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë15 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Aktuale1 day ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
You must be logged in to post a comment Login