Aktuale
BERZH jep 30 milionë euro për ndërtimin e një ujësjellësi
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro.
Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës. Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike. Ky studim do të përzgjedhë alternativat më eficente të investimeve, për të zgjidhur përfundimisht mungesën e ujit në Tiranë.
Sipas BERZH-it, synimi i projektit është të ndihmojë Ujësjellësin në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm të furnizimit me ujë në Tiranë, për të arritur objektivin e furnizimit 24 orë brenda vitit 2021. Këtë verë, kryeqyteti u përball me një situatë të vështirë të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të thatësirës së gjatë dhe rënies së nivelit në basenin e Bovillës.
Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se do të marrë rreth 180 milionë euro kredi për të financuar investimet në sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve, të cilat do të garantojnë furnizim me ujë 24 orë në ditë për qytetarët.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë7 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Aktuale8 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë8 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj