Infrastrukturë

Bëhet thirrje të mos kufizohet import i armaturës për Evropën

Published

on

Federata Evropiane e Industrisë së Ndërtimit (FIEC) i ka shkruar Komisionit Evropian, duke i bërë thirrje për një pezullim të përkohshëm të kufizimeve të saj për çelikun e importuar.

Shoqata e industrisë tha se furnizimi i çelikut për ndërtim ishte bërë gjithnjë e më sfiduese që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe kufizimet në çelikun e importuar mund të pengojnë përparimin e projekteve aktuale.

Nga Federata Evropiane e Industrisë së Ndërtimit thonë se materialet të tilla si çeliku përforcues – kyç në shumë projekte ndërtimi – nuk mund të bliheshin lehtësisht nga burime alternative dhe rritjet e çmimeve për këto materiale tashmë janë bërë të konsiderueshme.

Në disa raste, konfirmuan nga federata, se kompanitë sfidohen të pezullojnë punën e vazhdueshme, si dhe të përmbahen nga tenderimi për projekte të reja.

FIEC tha se disa nga këto projekte mund të jenë pjesë e Planit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së BE-së, një aspekt i rëndësishëm i strategjisë së rimëkëmbjes së bllokut pas Covid.

Në letrën e drejtuar Komisionit Evropian, FIEC kërkoi veprimet e mëposhtme të politikave:

Pezullimi i përkohshëm i masave mbrojtëse të çelikut si dhe

Pezullimi i përkohshëm i detyrimeve anti-dumping të BE-së për produktet e çelikut./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version