Uncategorized
Bashkësia Islame: Peticioni për mos ndërtimin e xhamisë është thjeshtë tendencioz
Peticioni i cili është nënshkruar nga një grup qytetarësh për rishikim e planit për ndërtimin e xhamisë e cila ishte planifikuar të ndërtohet në lagjen “Dardania”, sipas BIK-ut, nuk ka arritur asnjë kërkesë e tillë nga ana e qytetareve në adresë të tyre.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame në Kosovë Ahmet Sadriu, përmes një prononcimi ka sqaruar se asnjë peticion për mos ndërtimin e xhamisë në lagjen “Dardania” nuk ka arritur nga ana e qytetarëve.
Ahmeti sqaron tutje se një informacion të tillë për këtë lloj peticioni pra, për rishikimin e planit të xhamisë apo për mos ndërtimin e saj e kanë dëgjuar vetëm përmes mediave.
Zëdhënësi i BIK-ut madje një pretendim të tillë e quan tendencioz dhe aspak të drejtë, ngase sipas tij, procedurat për ndërtimin e kësaj xhamie kanë qenë legjitime, transparente dhe në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.
“Është shumë e pa qartë kjo, është e pakuptimtë, e pa ndonjë domethënie kur ne e dimë se që nga viti 2012 aty është zhvilluar një ceremoni zyrtare. Aty është vendos një gur themel, aty kanë marrë pjesë të gjitha institucionet më të larta shtetërore ceremoninë e gur themelit dhe sot pas pesë vitesh dalin me diçka të tillë dhe kjo është më shumë tendencioze se sa diçka që ka të bëjë me realitet”, ka thënë Ahmeti.
Për këtë projekt Ahmeti tha se është zhvilluar edhe një konkurs transparent ndërkombëtar me një juri profesionale dhe votim të drejtpërdrejt nga qytetarët e Prishtinës.
Ai beson se ndërtimi i objektit të Xhamisë qendrore në kryeqytet do të nisë shumë shpejt.
/Ndertimi.info/
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë6 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
You must be logged in to post a comment Login