Connect with us

Aktuale

Banorëve të zhvendosur nga Hadja u kërkohet të paguajnë tatim për ish pronën e tyre

Published

on

Banorët e fshatit Hade e Re ende janë duke paguar tatim prone për vendin ku dikur jetonin, para se të shpërnguleshin nga viti 2002 e këndej nga fshati.

Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK. Në këtë zonë gjenden rezerva të qymyrit – burimit më të rëndësishëm energjetik të Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike.

Nebih Shala, Ruzhdi Mirena dhe Sh.P, janë që të tre banorë të Hades, të cilët kanë qenë pjesë e projektit të zhvendosjes. Që të tre janë duke banuar në Hade të Re, por përveç kësaj ata kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët si shumica e banorëve tashmë të zhvendosur: Që të tre banorëve iu është kërkuar të paguajnë tatim edhe për pronën ku dikur jetonin e që më nuk ekziston në emër të tyre.

Nebih Shala, banor i Hades së Re, i cili njëherësh është edhe zyrtar i Gjendjes Civile në Komunë të Obiliqit, tregoi se kompensimet për pronë i janë bërë në vitin 2011, kompensimet të cilat bëhen nga KEK-u dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ku sipas zyrtarit Qeveria i ka kryer procedurat ndërsa KEK-u e ka bërë pagesën.

“Në vitin 2011 mua më është bërë pagesa për shpronësim dhe në vitin 2012 më ka ardhur [njoftimi] që jam i ngarkuar me tatim… Ne kemi dalë në vitin 2012, sepse na kanë larguar nga Hadja dhe kemi qenë diku dy vite si në [gjendje] emergjente në banesë në Obiliq derisa e kemi ndërtuar shtëpinë këtu… Kompensimi është bërë në fund të vitit 2011… Për ish-pronën, për 2012 kur unë kam qenë i shpronësuar më kanë mbetur edhe 38 euro tatim në pronë edhe ai borxh nuk është shlyer dhe nuk e kam ndërmend ta paguaj fare, sepse unë nuk kam jetuar aty më 2012… Të gjithë kanë borxhe, shumicës i kanë mbetur borxhet e Hades atje”, u shpreh Shala për REL.

Kur u pyet, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, lidhur me këtë çështje, tha se: “Duhet pyetur në komunë për atë se ne nuk e dimë”.
Në anën tjetër, drejtori i Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha, e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë duke thënë se pas inicimit të çëshjtes së shpronësimit, ata janë në pritje të një takimi në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të kaluar në fazën e bartjes së pronave.

“Realiteti është ai që po e thoni ju [banorët ende paguajnë tatim prone edhe pas shpërnguljes]… E kemi iniciuar këtë çështje me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor për arsye se nuk e kanë sjellë dokumentacionin komplet të shpronësimit edhe të ndërrimit të pronarëve, nga pronarët privatë në pronarë Qeveria e Republikës së Kosovës… Po presim çdo kohë që Ministria të na dërgojë komplet lëndët, [pastaj] ne hymë në aparat kadastral dhe e bëjmë bartjen e pronave”, tha Berisha.

Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona kanë nisur që nga viti 2002, ato kanë nisur nga institucionet e atëhershme të përkohshme, dhe më pastaj kanë vazhduar edhe nga Qeveria e Kosovës më 2009, kur edhe është shpallur Zonë e Interesit të veçantë ekonomik.

Skënder Bucolli, drejtor i zyrës Ekzekutive për Marrëdhënie me publikun, në një prononcim më herët kishte thënë se nga viti 2002 deri në vitin 2013, nga fshati Hade janë larguar rreth 127 familje dhe janë shpronësuar 156 hektarë tokë.

Ruzhdi Mirena, tashmë banor i Hadës së Re, tregoi për Radion Evropa e Lirë se në tetor të vitit 2020 kanë nënshkruar kontratë me KEK-un, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Obiliqit, pastaj për vitin 2020 dhe vitet në vijim, 2021 dhe 2022 iu është kërkuar të paguajnë tatim prone, ani pse ai është tashmë i zhvendosur.

“Ne kemi shkuar në komunë [kemi pyetur] se si ne kemi nënshkruar kontratën dhe na ka ardhur faturimi për pagesë. Na ka ardhur çdo vit [nga viti që jemi zhvendosur] fatura për të paguar [tatim], edhe pse me marrëveshje ka qenë për të na liruar nga të gjitha tatimet”, u shpreh Mirena.

Të njëjtin problem e ka edhe banori Sh.P, i cili është zhvendosur nga Hadja në vitin 2004, dhe ai për Radion Evropa e Lirë e cilësoi këtë situatë si neglizhencë nga institucionet kompetente.

“Trojet nuk ekzistojnë dhe kërkohet tatimi për to… Trualli im nuk dihet se ku është… kjo është moskryerje e punëve të tyre. Unë kam qenë njëherë, ka figuruar tatimi 19 euro, personat me të cilët kam biseduar, ata njerëz [kanë thënë] që iu figuron tatimi në pronë“, u shpreh banori i Hades për REL-in.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore në vitin 2016, për projektin e Termocentralit Kosova e Re, thuhet se banorët kanë thënë se kanë pësuar humbje toke, mjete të jetesës. Sipas hulumtimit, një pjesë e banorëve kanë thënë se është zhvendosur me detyrim nën një Plan të Veprimit për Zhvendosje, i cili nuk ka qenë në pajtueshmëri, dhe gjatë më shumë se një dekade, ata kanë pësuar varfërim, kanë mbetur pa strehë, janë përballur me mungesë të ushqimit, mungesë të tokës dhe papunësi.

Tutje, në hulumtim thuhet se Menaxhmenti i Bankës shpjegon se asnjë projekt i mbështetur nga Banka në sektorin e minierave dhe energjisë në Kosovë nuk ka kërkuar zhvendosje dhe gjithashtu pranon se praktikat e kaluara të zhvendosjes në Kosovë që janë bërë para angazhimit të Bankës, kanë pasur ndikime negative mbi popullatën e prekur.

Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane ‘Contour Global’ për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Mirëpo, në vitin 2020 me një njoftim për media kompania tregoi se ky projekt nuk mund të realizohet për shkak të kundërshtimit të ndërtimit të këtij termocentrali nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asokohe në mandatin e parë.

Sipas Panelit të Inspektimit, që nga viti 2004 Hadja është ndarë në tri pjesë duke i shkaktuar dëme komunitetit si tërësi dhe tri nën-grupeve të popullsisë së saj në këtë mënyrë: ata që ishin evakuuar në 2004/05, të prekurit nga zhvendosja e pavullnetshme nga Shala në vitin 2012, dhe personat e të tjerë, e ardhmja e të cilëve sipas Panelit të Inspektimit, është e pasigurt.

“Gjithsej 158 familje me 664 persona i janë nënshtruar evakuimit emergjent në 2004/05. Kjo përfshiu një grup prej 30 familjeve të dëbuara me forcë nga ana e autoriteteve në atë kohë. Përderisa këto familje pranuan kompensimin, nuk u realizua as vlerësimi i pavarur për nivelet e kompensimit e as monitorimi sistematik i gjendjes së tyre nga asnjë institucion”, thuhet ndër të tjera në hulumtim.

Visar Mirena, banor i Hades tha se “para shpronësimit kur i kemi nxjerrë herën e fundit certifikatat e pronave, na ka ardhur që kemi borxh, a ne realisht kemi qenë të liruar nga borxhet. Këtu ka mospërputhje me atë që është marrë vendim edhe me atë që kanë vepruar”.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me atë se a është e vërtetë që banorët paguajnë tatim edhe për ish-pronën pasi janë zhvendosur, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, REL nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet tatimi?

Në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesit, në doracakun për pyetje/përgjigje të Administratë Tatimore të Kosovës, thuhet se ATK-ja do të ndërmarrë të gjitha masat që janë të parapara me legjislacionin tatimor, ku do të kalohet në procedurat e Mbledhjes së Detyrueshme.

Me mbledhje të detyrueshme nënkuptohet se Administrata Tatimore e Kosovës ka autorizime të shumta, të cilat janë të parapara me ligjet tatimore, si: kërkimi i informatave për pasurinë si nga tatimpaguesit, ashtu edhe nga palët tjera duke përfshirë bankat, regjistrimin e barrës tatimore (në tërë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme).

Mbledhja e detyrueshme nënkupton edhe: bllokimin e llogarive bankare dhe konfiskimin e mjeteve në to, bllokimin dhe konfiskimin e mjeteve të pritura nga klientët apo punëdhënësit, bllokimin e mallrave për import apo eksport, mos-lejimin për largim nga Kosova, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (me përjashtim të gjësendeve themelore për jetesë të familjes), shitjen e pasurisë së konfiskuar, ndjekjen penale etj./Media Ndërtimi

Aktuale

Këta janë top 10 prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë

Published

on

Renditja vjetore e International Construction e 50 prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë sipas shifrave të shitjeve, ka zbuluar se shitjet për vitin 2022 ishin 230.6 miliardë dollarë, një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë në listë.

Një arsye e madhe për këtë rritje është performanca e prodhuesve me bazë në SHBA. OEM me bazë në SHBA përbënin mbi 26% të të ardhurave totale të Tabelës së Verdhë, nga 21% në listën e fundit.

Dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë për vitin 2022 ishin:

10. JCB, MB

JCB hyn në dhjetëshen e parë për herë të parë në disa vite, me shitje të forta në tregun kryesor të OEM-ve të Indisë duke rritur vlerën e saj përfundimtare. OEM po investon shumë në teknologjinë e hidrogjenit.

  1. Sandvik, Suedi

Një tjetër ngritje në tabelë për Sandvik – kompania ishte në vendin e dhjetë vitin e kaluar. Kompania ka bërë blerje të shumta, me OEM që ka bërë dhjetë blerje në 2022, duke ndihmuar në shpjegimin e rritjes së renditjes së tyre.

  1. Hitachi, Japoni

Hitachi kishte shitje të pajisjeve të ndërtimit prej 9.2 miliardë dollarësh, një rritje e qëndrueshme nga rezultatet e saj përfundimtare vitin e kaluar. Në vitin 2022, marka pa fundin e sipërmarrjes së saj të përbashkët me John Deere, me kryetarin e Hitachi, Sonny Ishii, duke thënë në ConExpo se, “Tregu i Amerikës është tregu i vetëm më i rëndësishëm, ose prioriteti, për Makineritë e Ndërtimit Hitachi”.

  1. Liebherr, Gjermani

Liebherr pa një rritje të mirë në vitin 2022. Në raportin e vet ajo tha se segmentet e saj të ndërtimit dhe minierave – lëvizja e tokës, teknologjia e trajtimit të materialeve, makineritë e thella të themeleve, vinçat e lëvizshëm dhe zvarritës, vinçat kulla, teknologjia e betonit dhe pajisjet e minierave – kishin një rritje mesatare në qarkullim prej 6.9%. Liebherr thotë se po merr një qasje neutrale ndaj teknologjisë për kërkimin e saj, e cila përfshin rritjen e përdorimit të vajrave vegjetale të hidrogjenizuara (HVO), për përdorim të mundshëm në pajisjet e ndërtimit.

6.Pajisjet e konstruksionit Volvo

Kur u rregullua për ndryshimet e monedhës, Volvo Construction Equipment (Volvo CE) pati shitje prej 9.9 miliardë dollarësh, duke e mbajtur atë në vendin e gjashtë. Kompania është një nga OEM-të kryesore kur bëhet fjalë për pajisjet e ndërtimit elektrik, me një nga sferat më të mëdha të disponueshme komerciale duke përfshirë ekskavatorin e ri elektrik me bateri 23 tonësh.

  1. Sany, Kinë

Sany me bazë në Kinë zbret një vend në tabelë, nga numri katër në numrin pesë. Tregu kinez i ndërtimit u përball me sfida në vitin 2022 pas dy viteve të forta, kështu që pritej një rënie e përgjithshme e OEM-ve me bazë në Kinë në tryezë.

  1. John Deere, SHBA

John Deere me bazë në SHBA e rriti renditjen e saj në Tabelën e Verdhë me një vend, siç bëri në tabelën e mëparshme. Blerja e Wirtgen Group nga kompania ka qenë një sukses dhe i ka siguruar kompanisë akses në tregje të reja.

  1. XCMG, Kinë

Pavarësisht rënies së shitjeve, XCMG mbetet OEM i tretë më i madh në botë. Siç është rasti me të gjitha OEM-të kryesore kineze, kompania po kërkon në mënyrë aktive të rrisë pjesën e saj në tregun ndërkombëtar dhe rezultatet e saj më të fundit treguan shitje rekord jashtë shtetit. Një nga drejtuesit kryesorë të tyre beson se ka më shumë rritje në këto tregje.

  1. Komatsu, Japoni

Komatsu mbetet në vendin e dytë në listë dhe ka zgjeruar hendekun mes tij dhe pjesës tjetër të tabelës me shitje që, kur u rregulluan për monedhën, ishin të ngjashme me tabelën e fundit të verdhë. OEM njoftoi së fundmi zhvillimin e një koncepti të ekskavatorit hidraulik me madhësi të mesme, të mundësuar nga një qelizë karburanti hidrogjeni. Prodhuesi tha se zhvillimi i makinës është në përputhje me qëllimin e saj për të arritur neutralitetin e karbonit në pajisjet e ndërtimit.

  1. Caterpillar, SHBA

Caterpillar ruan pozicionin e saj tradicional si prodhuesi më i madh i ndërtimit në botë me shitje me shitje prej 37.5 miliardë dollarësh – afërsisht 16% e totalit të të gjithë tabelës. Një ekzekutiv i lartë në OEM i tha kohët e fundit International Construction për planet e OEM-ve në lidhje me qëndrueshmërinë dhe teknologjinë e re./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbahet gara e maturantëve me biçikleta “Siguria në rrugë 2023”

Published

on

Akademia “Tempulli”  dhe AMRKS me sukses organizuan Garat me Biçikleta në kuadër të edicionit të tetë të revistës shkollore “Siguria në rrugë 2023”.

Garat u mbajtën në  sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin maturantë të shumë shkollave në Kosovë si përfaqësues të shkollave.

Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë. Si të tilla, ai ka shtuar se tashmë kanë marrë karakter edukativ dhe arsimor. Pjesëmarrës në këto aktivitete për 10 vjet, kanë qenë më shumë se 10 mijë nxënës.

“Është edicioni i tetë me radhë. Sot do të garojnë maturantët nga shkollat përfaqësuese të Republikës së Kosovës, për të fituar njërin nga shpërblimet që janë, biçikleta për vendin e parë, dytë dhe të tretë”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka theksuar se janë duke punuar për zgjerimin e shtigjeve për biçikletat dhe do të vazhdojnë të promovojnë sigurinë dhe lëvizjet me biçikleta në kryeqytet dhe komuna vazhdon të jetë e zotuar të punoj në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivitet, me qëllim të uljes së rasteve të aksidenteve në rrugë.

Në garat e sotshme pjesëmarrës ishin 19 garues në 12 shtigje, ku vendi i parë, dytë dhe i tretë u shpërblyen me nga një biçikletë, dhe shkolla e tyre fituese u pajis më kupë.

  • Fituesi i vendit të parë u shpall Darsei Gashi, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloi pa asnjë penallti, brenda 40 sekondave.
  • Fituesi vendit të dytë u shpall Enris Xhelili nga shkolla e mesme teknike Mehmet Isai nga Gjilani, i cili shtegun e kaloi me sukses dhe pa asnjë penallti për 46 sekonda.
  • Fituesi i vendit të tretë u shpall Anit Kololli, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloj pa asnjë penallti, brenda 48 sekondave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shtëpitë e qytetit bregdetar ‘fantazëm’ po dalin në shitje për £5,000 në Britani

Published

on

Qyteti bregdetar i Horden, në verilindje të Anglisë ka mbetur një qytet “fantazmë” që prej mbylljes së minierës së tij teksa banorët e mbetur në varfëri dhe problemet sociale të drogave e krimit, kanë bërë që disa nga shtëpitë e zbrazura të dalin në shtije për vetëm 5,000 paundë.

E përditshmja vendase The Mirror shkruan se që prej mbylljes së papritur industrisë së gjerë të minierave vendi nuk ka gjetur më identitetin e tij dhe vijon degradimin.

Më parë Horden, në kontenë e Durham, thyente rekorde për produktivitetin e tij dhe punësonte mijëra njerëz të zonës.

Miniera është mbyllur nga autoritetet në që në 1987, dhe tashmë rrugët janë të mbushura me shtëpi të mbyllura me dërrasa, që mund të bihen secila për 5000 paundë secila teksa vendasit vijojnë të largohen nga zona.

E përditshmja tjetër britanike  Daily Star  raporton për transformimin negativ të Horden ashtu si të shumë qytezave të tjera ku industritë janë zhdukur pas viteve 1980s, siç është ilustruar dhe në një dokumentar të komentuesit David Burnip, injohur me emrin në rrjet Wandering Turnip, i cili vizitoi qytezën së fundmi në një përshkrim keqardhjeje.

Një vendas që foli me Burnip tha se qyteza ishte “fundosur që prej mbylljes s ëminierës”.

“Gjithçka kishte ishin klubet e burrave dhe punëtorëve të minierës dhe me mbylljen e saj nuk mbetet më asgjë”.

Ai shtonte se tashmë kontrollin e kanë marrë drogat që kanë prekur të mbeturit në moshat 40 e 50 vjeçare.

Rrjedhimisht kostot e pronave në Horden kanë rënë drastikisht, teksa katër shtëpi ishin në shitje sivjet për vetëm 5000 paundë.

Gjithsesi mes pronave në Horden, disa në rrugën Tees Street ishin shitur për £30,250 – edhe pse ishin blerë në vitin 2006 për më pak se gjysmën e çmimit.

Një tjetër ishte shitur në maj për £22,750, teksa ishte blerë pesë vjet më parë për £36,000.

Kështu që jo të gjitha shtëpitë kanë dalë në treg me çmime të rrënuara duke bere qe vendasit te shpresojnë ende për një rimëkëmbje te qytezës se tyre.

Continue Reading

Trending