Aktuale
Azemi: Fitimi i kompanisë çmohet më shumë se jeta e punëtorit
Ditët e kaluara të cilat janë përcjellur me temperature shumë të larta kanë bërë që reagimi i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës të jetë i domosdoshëm, pasi ka bërë inspektimin e disa kompanive, lidhur me gjendjen reale të punëtorëve në sektorin privat.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka reaguar duke thënë se gjatë vikendit të fundit kur temperaturat arritën në 40 gradë celsius, punëtorët e ndërtimtarisë punonin pa asnjë mbrojtje.
Madje sipas Azemit, punëtorët e sektorit privat punonin pa kontrata pune.
Reagimi i plotë i Azemit:
“Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës me datë 01.07.2017 ka bërë inspektimin e disa kompanive, lidhur me gjendjen reale të punëtorëve në sektorin privat.
Çka pamë atë ditë kur ishte ditë vikendi dhe temperaturat ishin 40 gradë celsius. Ishte më e tmerrshmja kur punëtorët në godinën 20 katshe te “Lakrishtja” në 40 gradë celsius punonin pa asnjë mbrojtje në punë, nuk kishin as mbrojtjen e tyre personale, veshja e tyre të çonte mendjen se ata janë në plazh, e jo në ndertës 20 katërshe.
Të gjithë këta punëtorë që ne kontaktuam ishin nga Shqipëria me asnjë kontratë pune. Aty u bindëm se ne nuk kemi shtet të mirëfilltë.
Në hapësirat ku duhet vendosur ashensorët, ato ishin të hapura pa asnjë mbrojtje. Të gjitha këto që ne i themi i kemi të dokumentuara edhe nga ekipi i Klan Kosovës, që i kishim dëshmitar të këtij inspektimi.
Pyesim a ekziston ndonjë mekanizëm që së pakut duhet ruajtur shëndetin e atyre punëtorëve, edhe pse edhe ne si sindikata kemi përgjegjësitë tona. Për mos inspektimin e këtyre vendpunishteve jemi të bindur se ekziston rrjet mafioz, pasi që vetëm në këtë ndërtesë takuam rreth 30 punëtorë pa asnjë dokument.
Atë çka e pamë atë ditë mos e pafsha as në vendet më të skajshme të Afrikës. Me këtë u bindën se sistemi kriminalistik në këtë sektor është më i fort se ai shtetëror, kuptohet me bekimin e këtij të dytit.
Jusuf Azemi – kryetar
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës”.
Aktuale
Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike
Aktuale
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
Aktuale
Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë1 day ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë13 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Aktuale1 day ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
You must be logged in to post a comment Login