Arkitekturë
Autobusin e shkollës që e bleu për 3600 dollarë, e shndërroi në shtëpi me rrota
Kur Michael Fuehrer u nis për një udhëtim disa ditorë me shokët e tij me autobusin e shkollës, ai menjëherë ra në dashuri me lirinë që i jepte udhëtimit.
Në fakt ai u dashurua aq shumë sa që pasi diplomoi, autobusin e vjetër për transportimin e nxënësve e shndërroi në një shtëpi në rrota, me të cilin po udhëton në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.Blogeri Fuehrer e bleu autobusin e shkollës në Craigslist për vetëm 3600 dollarë në maj të vitit të kaluar, dhe iu deshën nëntë muaj që të kryej renovimet dhe ta shndërroi në një shtëpi mobile.
Ai ka arritur t’i ndërtoj një kulm në formë tarrace, dhe panele solare që të ketë rrymë të mjaftueshme për pajisjet e tij brenda autobusit të shndërruar në shtëpi.
Brenda tij mund të akomodohen dhe të kalojnë një vikend deri në gjashtë persona, pasi ka të montuar edhe kuzhinën, shporetin, tualetin, frigoriferin dhe dollapët për rroba.
Ai thotë se ky është vetëm fillimi, pasi planifikon të shëtis në çdo cep të botës, kurse të gjitha udhëtimet t’i postoj në bllokun e tij dhe në profil në Instagram i cili numëron mbi 17 mijë ndjekës.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë19 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë17 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë16 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë18 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc