Aktuale
Austria kërkon kushte më të mira për investitorët e vet në Kosovë
Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, u takua me Sekretarin Gjeneral të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart si dhe me ambasadorin Johannes Brieger, përgjegjës për marrëdhënie të jashtme ekonomike, po ashtu nga Ministria e Jashtme e Austrisë.
Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve.
“Austria është ndër investitorët kryesor në Kosovë dhe sipas sekretarit Michael Linhart, Kosova duhet të vazhdoj me reforma ekonomike që të jetë me atraktive për investime. Po ashtu, Kosova duhet të respektoj dhe të krijoj kushtet, që investitorët aktual të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin nga kjo Ministri.
Austria shpreson që Kosova t’i mbaj obligimet e saja shtetërore, në veçanti pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në favor të Kompanisë Austriake, OSD (kompania e cila kishte qenë pjesë e tenderit për prodhimin e pasaportave kosovare).
Në takim u tha se Austria në veçanti, mbështet projektet aktuale austriake prezentë në Kosovë, ato për prodhimin e energjisë së ripërtërishme si dhe ato për menaxhimin e mbeturinave.
Zëvendës kryeministri Gashi, ka siguruar palën austriake, se ekziston përkushtim i veçantë i Qeverisë Haradinaj, për hapjen e mëtutjeshme të Kosovës për investimeve të huaja, e në veçanti thellimin e bashkëpunimit të mirë në mes të dy vendeve.
Në kudër të vizitës së tij në Austri, zv. Kryeministri Gashi, pritet të ketë takime me Odat Ekonomike të Industrisë ne Austri dhe shumë prodhues atje, me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Kosovë
Aktuale
Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike
Aktuale
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
Aktuale
Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë22 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë18 hours ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku