Connect with us

Aktuale

ATK-ja me aksion do të monitoroj aktivitetet e hotelerisë/gastronomisë, këngëtareve, dhe salloneve të bukurisë

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i ATK Ilir Murtezaj sot ka mbajt konferencë për media, përmes së cilët ka njoftuar se ka realizuar aktivitete në teren te veprimtaria e gastronomisë/hotelerisë, këngëtarëve, stilistët, si dhe salloneve të bukurisë.  Murtezaj tha se Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur informacione të ndryshme, të cila e vërtetojnë aktivitetin e gastronomisë/hotelerisë, këngëtareve, stilistet, si dhe salloneve të bukurisë, ku për secilin kemi mjaftueshëm informata për të bërë vlerësime tatimore.

Tutje në këtë konferencë u theksua se sezoni i verës shumëfishon aktivitetet e lartpërmendura, të cilat bazuar në aktivitetin që kanë janë si një zinxhir, pasi që kryesisht në këtë sezon janë shumë evidente ndeja të ndryshme, si në restorante ashtu edhe në diskoteka, në të cilat ndërlidhen pjesa e këndimit ose dj, si dhe përgatitja nga sallonet e bukurisë dhe stilistet. Për ketë qëllim ne në fillim të këtij viti kemi dizajnuar projektin për Akomodim dhe Shërbime Ushqimore, i cili bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021.

Murtezaj, ndër të tjera përmendi problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie “pagesa përgjithësisht të ulëta,  me një kontribut të vogël në të hyra,  pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të  konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj”.

Në fund të kësaj konference drejtori i ATK-së paralajmëroj se para së të fillojmë me vlerësimet tatimore, kontrollet ne përmes kësaj konference i bëjmë thirrje të gjithë personave, bizneseve, të cila gjatë kësaj sezone kanë pasur aktivitete të shtuar të deklaroj dhe paguajnë saktë obligime e tyre që i përcakton Legjislacioni Tatimor në fuqi, në të kundërtën ne jem të obliguar që të fillojmë me hapjen e kontrolleve, si dhe ndëshkimet për mos deklarim, e cila sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale.

“I bëjmë thirrje që deri në afatet e rregullta me datën 20 të muajit shtator dhe 15 tetor, të deklarojnë dhe paguaj obligimet tatimore, pasi që pas këtyre afateve veprimet e ATK-së nuk do të jenë më thirrje por veprime konkrete”, tha në fund zv.drejtori i ATK-së./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending