Infrastrukturë
Asfalti apo betoni, cila është zgjedhja e ekspertëve
Zgjedhja e materialit me të cilin duam ta shtrojmë rrugën, është një element shumë i rëndësishëm sepse nëse përdorim zgjedhjen e gabuar dhe nuk e përshtatim me klimën që mbizotëron në vend, mund të na shfaqen problem të mëtejshme.
Asfalti dhe betoni janë materialet që përdoren më së shpeshti për rrugë të përshtatshme për vozitje, mirëpo më rrallë përdoret edhe zhavorri dhe të tjera.
Në njërën anë asfalti është më i lirë, ka nevojë për më shumë mirëmbajtje dhe është më i lehtë për t’u riparuar por në anën tjetër betoni është më i qëndrueshëm por në dimër mund të pësojë më shumë dëme nëse përdoret produkti i gabuar i shkrirjes.
Por ajo që bien dakord ekspertët është se themelet e të dyja llojeve të rrugëve duhet të jenë të përgatitura mirë. “Një rrugë e vozitjes është e mirë duke u varur nga ajo se ç’ka nën të”, thotë Mike Taylor nga firma kontraktuese Taylor Made Contracting nga Massachussetss.
Sipas tij asfalti mund t’i përballojë më lehtësisht ekstremet e temperaturave në verilindje, sepse ai përkulet. “Varet sa jeni në gjendje të shpenzoni për këtë”, thotë ai.
Edhe Mary Scott nga A1-Drive Replacement Company i jep më shumë përparësi betonit. “Materiali është më i qëndrueshëm. Nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe zgjat më shumë se asfalti.”, thotë ajo.
Mirëpo Beny Stanley nga Beny Stanley Paving e favorizon asfaltin për shtrim të rrugëve të përshtatshme për vozitje. “Nëse e vendosni mirë atë, do të jetë shumë më i qëndrueshëm se betoni”, thotë ai.
Asfalti tkurret dhe zgjerohet me ndryshimin e temperaturave ndërsa betoni çahet nga presioni ekstrem apo lëvizja e sipërfaqes. Tek asfalti rrjedhjet e naftës nuk janë edhe aq të dukshme por benzina shkakton shumë dëm. Ndërsa tek betoni, rrjedhjet e naftës dhe gazit lënë më shumë shenja të dukshme.
Po ashtu për betonin thuhet se është i qëndrueshëm deri në 30 vjet ndërsa për asfaltin, deri në 20 vjet.
Infrastrukturë
Së shpejti parkim publik me energji diellore në Durrës
Infrastrukturë
Prokuroria urdhëron ndalimin e punimeve në rrugën ‘Gëzim Sahiti’ në Ferizaj
Infrastrukturë
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë16 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë14 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë13 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë15 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
You must be logged in to post a comment Login