Connect with us

Aktuale

Artikulli “Kaosi urban” fajësohet për zhdukjen e gjelbërimit, shpërblehet me Çmimin e Ambientit

Published

on

Tre gazetarë të BIRN janë shpërblyer me Çmimin e Ambientit për storiet e tyre për Ambientin. Ata kanë fituar vendin e parë dhe të dytë.

Kurse Antigona Isufi dhe Blerta Begisholli janë shpërblyer me çmimin e dytë për storien “‘Kaosi urban’ fajësohet për zhdukjen e gjelbërimit në Kosovë” të publikuar në Prishtina Insight.

Storia e gazetareve Antigona Isufi dhe Blerta Begisholli trajton me një qasje shumëdimensionale mungesën e hapësirave të gjelbra në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shkrimi në jep një qasje të veçantë duke analizuar programet e kandidatëve për kryetar të komunave sa i përket hapësirave të gjelbra në njërën anë dhe projekteve betonuese në anën tjetër.

“Ndërsa kërkesa për banesa rritet në zonat urbane, zonat e gjelbra po bashkërendohen dhe parqet janë lënë pas dore – duke përkeqësuar ndotjen e trafikut dhe cilësinë e jetës.

Një pjesë e arsyes është edhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën për hapësira të gjelbra, thotë Armend Lubishtani, drejtues i një studioje arkitekturore në Prishtinë.

“Kandidatët për kryetar komunash duket se i kanë planifikuar hapësirat e gjelbra pa analiza të duhura”, thotë Valdet Osmani, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës.

Osmani thotë për BIRN se për të arritur kushtet e nevojshme për hapësirat e gjelbra në zonat urbane, nevojitet ndryshimi i tavave zhvillimore, hartave zonale, zvogëlimi i koeficientëve të ndërtimit, zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe parkingjeve në ndërtesa shumëkatëshe.

“Duhet të caktohet një sipërfaqe e gjelbër për frymë dhe të ketë sipërfaqe të gjelbëruara në çdo lagje dhe në çdo objekt, jo në disa zona të kufizuara”, shton ai.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Kosova kishte nevojë për shumë ndërtime urbane, sepse mungesa e investimeve në infrastrukturë gjatë kohës së Jugosllavisë e kishte lënë vendin të pazhvilluar.

Por që atëherë betoni është bërë sinonim i urbanizimit, kur urbanizimi, si koncept, nuk duhet të përfshijë vetëm konkrete, por të gjitha mënyrat e tjera për të përmirësuar jetën qytetare përmes progresit dhe zhvillimit”, shkruan në artikullin i cili mori shpërblim./Media Ndërtimi.

Aktuale

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit për mosrespektim të urdhrit të ndërtimit në Lagjen Bregu i Diellit

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar nëpër disa medie dhe rrjete sociale që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Trending