Arrestohet ish-shefi i infrastrukturës në Rio për ryshfet

0

Policia federale braziliane të enjten hapi një faqe të re në hetimin e tyre lidhur me korrupsionin e pretenduar që përfshinte projekte olimpike, duke arrestuar ish-kreun e infrastrukturës së Rio de Zhaneiros në dyshimet për marrjen e ryshfetit, Alexandre Pinto.

Policia dhe prokurorët federalë thanë në deklarata se 9.6 milion euro ryshfet janë paguar nga kompanitë që ndërtuan një sistem të shpejtë të transportit me autobus që lidh aeroportin kryesor të Rio-s me zonat olimpike si dhe punuan për pastrimin e ujërave të zeza pranë fshatit Olimpik të cilat mbeten shumë të ndotur, shkruan Reuters, përcjellë Ndertimi.info.

Prokurorët federalë thanë se një konsorcium i udhëhequr nga firmat e ndërtimit OAS SA dhe Carioca Engenharia kanë paguar ryshfet për zyrtarët në ministrinë e qyteteve federale në mënyrë që ata të lirojnë fonde për zyrtarët e qytetit lidhur me projektet. Ata gjithashtu pretenduan se kanë paguar ryshfet tek zyrtarët e qytetit sapo kompanitë u paguan për punën e tyre.

Policia arrestoi Alexandre Pinton, kreun e infrastrukturës në qeverinë e ish- kryetarit Eduardo Paes, i cili mbikëqyrte shumicën e punëve olimpike të Rios.

Gjykata e Lartë e Brazilit hapi një hetim në muajin prill në Paes, i akuzuar pas dëshmive për marrjen e të paktën 4 milion eurovw ryshfete lidhur me kontratat olimpike. Ai mohon çdo keqbërje.

Paes tha në një deklaratë të enjten se do të ishte “një zhgënjim i madh” nëse akuzat kundër Pintos dhe skemat e përgjithshme të gjenden të jenë të vërteta. Ish-kryetari i bashkisë theksoi se Pinto nuk ishte një i emëruar politik, por një burokrat i karrierës.

Akuzat e të enjtes nuk ishin të parat në lidhje me pritjen e dy ngjarjeve më të mëdha sportive në botë – Kupës Botërore 2014 dhe Lojërave të vitit 2016.

Në prill, hetuesit federalë pretenduan se kontratat për të ndërtuar ose rinovuar të paktën gjashtë stadiume futbolli, duke përfshirë edhe Marakanan e famshme të Rios, thuhet se janë fituar nga firmat që i paguajnë ryshfete zyrtarëve.

Në mars, hetuesit bën arrestime në lidhje me ryshfetet e dyshuara të paguara në lidhje me shtrirjen e linjës së metrosë të Rios në zonën kryesore olimpike.

Hetuesit në Francë po shqyrtojnë nëse u janë dhënë para anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të votojnë në vitin 2009 që Rio ta fitojë të drejtën e organizimit të lojërave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here