Connect with us

Aktuale

Tenderi 110 milionësh, ministri Bislimi i shkruan Abdixhikut për shkeljet ligjore

Published

on

Ministria e Infrastrukturës e cila deri para dy javësh ishte  udhëhequr nga ish-ministri Pal Lekaj  më 13 janar 2020, ka publikuar njoftimin për kontratë për “Ndërtimin e Auto-udhës A7.1 Kryqëzimi në disnivel A6 A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë, pjesa Udhëkryqi Bresallc -Dheu i Bardhë.

Ky projekt me vlerë mbi 110 milionë euro nuk ka qenë i parashikuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Pas formimit të qeverisë “Kurti”, menjëherë pas ardhjes  në krye të detyrës ministri i ri i Infrastrukturës dhe Ambientit(MIA), Lumir Abdixhiku  doli në një  konferencën për media më, 7 shkurt, ku tha se ka iniciuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit 110 milionësh të shpallur nga qeveria në largim e Ramush Haradinajt.

“Sot kam kërkuar nga organet përkatëse që urgjentisht të anulohet tenderi i shpallur nga ish-ministri i Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës Banullë- Dheu i Bardhë’’, është shprehur Abdixhiku.

Këto procedura tashmë kanë filluar dhe janë  në fazën përfundimtare drejt anulimit të këtij mega tenderi mbi 100 milion euro.

Indeksonline ka siguruar një shkresë zyrtare nga ministri i ri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dërguar ministrit Abdixhiku para dy ditësh, pra  më 12 shkurt 2020.

Në këtë shkresë ministri Bislimi thotë se me hapjen e këtij tenderi qeverisja e kaluar ka bërë shkelje të ligjit për menaxhimin e financave dhe prokurimit publik konkretisht nenin 36 paragrafi 1 dhe nenin 9 paragrafi 2 ku konkretisht thuhet se:

“Para inicimit të një procesi të prokurimit i cili ka për qëllimtë rezultojë në ngritjen e një obligimi në vitin aktual fiskal. Organizata Buxhetore i regjistron të gjitha zotimet e fondeve të ndara në SIMFK në përputhje me aktet nënligjore”.

Më tej, ministri Bislimi thotë se “Ministria e Financave dhe Transfereve përmes kësaj shkrese ju përkujton se në mungesë të ligjit vjetor për ndarjen buxhetore, përkatësisht në mungesë të zotimit të mjeteve të buxhetit, asnjë projekt nuk mund të iniciohet dhe nënshkruhet, në pajtim me LMFPP Neni 36 (1), Rregullorja Nr. MF 01/2013 për shpenzim të parasë publike (Neni 12, 14 dhe 15)

Në letrën e ministrit të Financave dhe Transfereve dërguar ministrit Abdixhiku, Bislimi thotë se është përgjegjësi e Ministrit dhe Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë zbatimi I ligjit për kontrollit të brendshëm dhe legjislacionit në fuqi të Republikes së Kosovës.

E, përgjegjësit kryesor për këto shkelje janë pikërisht ish ministri Pal Lekaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Betim Reçica të cilët në bazë të ligjit kanë bërë shkelje të hapura kur kanë filluar procedurat për hapjen e këtij tenderi.

Tashmë është në dorën e ministrit të ri të MIA Lumir Abdixhiku për të masa drejt anulimit përfundimtar të këtij tenderi. Ndërsa mbete të shihet nëse prokuroria e shtetit do të filloj hetimet për këtë tender të dyshimtë.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending