Aktuale
Të gjithë janë të pakënaqur me hapësirat e gjelbra në Prishtinë, përfshirë komunën [foto]

Hapësirat e gjelbërta dita-ditës po shkojnë duke u pakësuar në kryeqytet. Vrulli i ndërtimeve në gjithë qytetin, prerja e pemëve dhe shkatërrimi i tyre për të lëshuar vendin për ndërtim, mungesa e kujdesit të duhur ndaj hapësirave janë elementet të cilat ndikojnë në minimizimin e gjelbrimit. Kështu, çdo pëllëmbë toke ku do të mund të mbillej një fidan është duke u “shkëmbyer” me një copë betoni.
Se hapësirat e gjelbërta janë duke i munguar Prishtinës, e bilës edhe ato të cilat janë momentalisht nuk kanë përkujdesjen e duhur e pohon edhe Kryetari i Partisë së Gjelbërt të Kosovës, Daut Maloku.
Maloku për Ndërtimin.info ka thënë se “Hapësirat e gjelbërta i mungojnë Prishtinës kur e kemi parasysh metrin katror për kokë banori. Qyteti është i betonizuar, janë pre pemët dhe shumë hapësira të gjelbërta janë shkatërruar”.
“Ndërtimet dhe betonizimi i cili është duke ndodhur në Kosovë ka ndikuar shumë në prerjen, shkatërrimin dhe zvogëlimin e hapësirave të gjelbërta”, ka shtuar më tutje Maloku.
E në të njëjtën kohë Ndertimi.info ka komunikuar edhe me Komunën e Prishtinës, ku kjo e fundit ka mohuar që gjendja e hapësirave të gjelbërta të jetë në nivel jo të kënaqshëm.
“Çdo vit kemi arritur të bëjmë zgjerimin duke ndërtuar dhe rregulluar hapësira të reja të gjelbërta. Bazuar në këtë, kemi arritur deri më tani të kemi mbi 150 ha hapësira të gjelbërta. Përveç kësaj janë edhe mbi 4000 drunjë të mbjellur”, ka thënë zëdhënësia në Komunën e Prishtinës, Miranda Mulla-Fazliu
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka planifikuar edhe disa projekte të cilat pritet të përfundohen gjatë këtij viti.
Projektin me bashkë financim me HELVETAS (DEMOS) organizatë qeveritare Zvicerrane i cili është duke u realizuar te Salla Sportive 1 Tetori, e për të cilin zyrtarët komunal kanë thënë që është në fazën përfundimtare.
Si dhe projekti tjeter Bllok Pas Blloku në këndin mes rrugës “B” dhe “Rrahim Beqiri”.
Lagjet të cilat qëndrojnë më së keqi për nga mungesa e hapësirave të gjelbërta janë ato që kanë më shumë ndërtime e ku përfshihen lagjet e reja. Si lagjia e Muhaxhereve, Tophane, Veterniku dhe Arberia, e që sipas asaj çfarë ka thënë Komuna këto lagje kanë mbetur anash par shkak të ndërtimeve të cilat janë duke ndodhur atje./Ndertimi.info/

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë23 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë22 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik19 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Infrastrukturë24 hours ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login