Aktuale
Super-struktura që akumulon energji

Ndërtimi ka filluar me ridizajnimin e një akumulatori të energjisë nga LAVA (Laboratori për Arkitektët Vizionarë) nga Stadtwerke Heidelberg (SWH) në Heidelberg, Gjermani. Ballorja e përditësuar e kullës cilindrike prej 56 metrash dhe dizajnimi i një parku të afërt janë pjesë e një iniciative për të krijuar një pikë referimi skulpturore dhe simbol të energjisë së qëndrueshme për qytetin.
LAVA paraqet një ballore shumë-shtresore që përmban 11,000 pllaka prej çeliku të pandryshkshëm në formë diamanti të bashkangjitur në një rrjet kabllosh çeliku që mund të rrotullohen 45 shkallë në erë. Sipas arkitektëve, një numër tabelash lidhen me numrin e familjeve që do të jenë përfitues të energjisë. Gjeometrikat e fasadës janë të frymëzuara nga format e gjetura në natyrë.
Panelet e leshit mineral në nuancat e kaltra përbëjnë shtresën e jashtme izoluese të fasadës, të ndriçuar gjatë natës nga dritat LED me energji të ulët. Drita gjithashtu pasqyron veprimet brenda kullës, duke sinjalizuar mbushjen dhe zbrazjen e rezervuarit. Lëvizja, drita dhe hija e kontrollojnë pamjen e kullës, duke u zhvilluar gjatë stinëve apo kohës së ditës.
Që kur LAVA fitoi konkursin për të projektuar kullën në vitin 2016, një nga zhvillimet kryesore ka qenë aspekti inxhinierik i ndërtesës. Analizat e gjera diellore dhe testimi i tunelit të erës u kryen për të garantuar efektivitetin e dizajnit. Energjia diellore dhe e erës e prodhuar do të përdoret për të ngrohur ujin dhe për ta shitur atë si energji të ngrohjes.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë24 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë22 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik20 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login