Aktuale
Rritet për 18 % numri i vdekjeve shkaktuar nga aksidentet në komunikacion

Policia ka bërë të ditur se numri i aksidenteve është në rritje, ndërsa shkaktar janë faktori njeri dhe rrugët jo të mira.
Numri i vdekjeve në trafikun rrugor është rritur në 18%. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, bazuar në periudhën janar-korrik, nga aksidentet në trafik kanë humbur jetën mbi 70 persona dhe mbi 7 206 janë lënduar, raporton Zeri.info, përcjellë Ndertimi.info.
Nëse këto të dhëna krahasohen me vitin e shkuar, i bie që këtë vit; si pasojë e aksidenteve kanë vdekur 20 persona më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Feriz Lahu, kapiten në Policinë e Kosovës, për RTK-në, tha se përveç faktorit njeri, sipas policisë, shkak i aksidenteve është edhe infrastruktura jo e mirë e rrugëve.
Ndërkohë Ndertimi.info kishte raportuar për ndikimin e 5 faktorëve të ndryshëm në shkaktimin e aksidenteve në komunikacion, me faktorin rrugë që kishte 10 % ndikim sipas inxhinierit të komunikacionit, Nol Dedaj. Për më shumë: https://ndertimi.info/mbi-10-e-aksidenteve-ne-kosove-ndodhin-per-shkak-te-rruges/
Numri i gjobave është rritur me mbi 12% për shkak të mosrespektimit të rregullave.
Sipas policisë, në 7 muajt e fundit në total kanë ndodhur 9 mijë 981 aksidente rrugore, ndërsa janë shqiptuar më shumë se 24 mijë gjoba.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë18 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë17 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik14 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë19 hours ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
You must be logged in to post a comment Login