Aktuale
Rregullimi i sheshit në qytetin e Ferizajt nuk përfundon brenda afatit kohor
Derisa banorët e fshatrave të Komunës së Ferizajt po e urojnë pushtetin lokal për asfaltimin e rrugicave të tyre, në anën tjetër banorët e qytetit po ankohen se qeverisja Svarqa i ka lënë anash me investime.
Këto reagime, për kryetarin e Komunës po duken të paarsyeshme, pasi sipas tij, investimet kapitale po realizohen në bazë të prioriteteve. Gjatë një përurimi të asfaltit në Dogana të Ferizajt, Svarqa paralajmëroi projektet që do të nisin shpejt në qytet.
“Investimet janë duke u bërë në qytet, kanë përfunduar procedurat e tenderimit për katër llote në katër pjesë të qytetit, ku në tri llote kanë filluar punë në terren dhe pritet që të fillojnë edhe për lloton e katër dhe beson që ne do të arrijmë që së paku t’i kemi të përfunduara të gjitha procedurat e tenderimit për asfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit. Ky projekt do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm por që përfundimisht përmbyll ciklin e investimeve rrugore në qytet, sado që qyteti ka nevojë vazhdimisht për investime, pasi që po zgjerohet çdo ditë”, tha Svarqa, raporton Televizioni Tema.
I pyetur nga gazetarë pse sheshi i qyteti nuk u rregullua brenda afateve kohore, Svarqa u arsyetua se përmirësimi i vërejtjeve që kanë dhënë mikëqyrësit e punimeve, ka bërë që punët në këtë projekt kapit të zgjasin më shumë se 140 ditë, sa ishte zotuar ai.
“Unë kam thënë që sheshi do të ndërtohet në segmente, pavarësisht që është tenderuar si tërësi, pasi që vlera e këtij projekti hap një gjatësi të jashtëzakonshme që është 50 % më lirë sesa shuma që ka qenë 50 %më e vogël e sheshit të kaluar, që është ndërtuar nën pushtetin e PDK’së .Është duke u punuar sipas dinamiës së paraprë, menaxherët që merren me kontrollimin e punimeve në vërejtjet që kanë dhënë disa herë kanë ndikuar që një numër i atyre pllakave të zhvendosen prapë dhe kjo ka kushtuar pak në kohë. Por gjithsesi të përmbyllet ky projekt që do ta ketë pamjen me estetike në qytet dhe më estetike në qytet dhe më funksionale”, theksoi Svarqa.
U bë e ditur se në fshatin Doganaj do të asfaltohen 7 rrugica në gjatësi mbi 1 mijë e 350 metra, të cilat do t’iu mundësojnë banorëve të këtushëm të lidhen me lagjet e fshatit edhe me qytetin.
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë6 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
You must be logged in to post a comment Login