Connect with us

Aktuale

Rrëfim nga Fabrika e radiatorëve në Gjilan, e vetmja që mbijetoi pas privatizimit [video]

Published

on

Shkendije Ahmeti

Vetëm kjo fabrikë ka mundur të mbijetojë pas privatizimit në Gjilan. Dikur e njohur si “Jugoterm” e sot si “EnRad”, mbijetoi në mesin e katër fabrikave që kishte qyteti i Gjilanit

Prej vitit 1978, kur edhe është hapur Fabrika e Radiatorëve, deri më tahs ka pasur ndryshime e investime. Pas vitit 2012, kur u privatizua në të u futën tre milionë euro investime. Teknologjia e tanishme, mundëson që brenda ditës të prodhohen rreth 500 radiatorë e 50 kamina.

Të rindërtosh një fabrikë e cila ishte shuar, e që kishte humbur besimin e qytetarëve  jo vetëm brenda tregut por edhe jashtë vendit ishte sfidë në vete për pronarët.

Drejtori i “ENRAD”, Tahir Tahiri për Ndërtimi.info ka rrëfyer se si brenda pesë viteve fabrika që u shua u rikthye fuqishëm me prodhim jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.  Tahiri i cili ishte punëtorë në këtë fabrikë edhe në kohën e ish-Jugosllavisë, tregon se fabrika ka qenë thuajse në kolaps.

“Kur ka filluar prodhimi, kanë qenë kapacitete shumë më të vogla sepse ne kemi pas problem me riorganizu, dukeë pas parasysh që kanë munguar edhe mjetet, edhe tregu ka qenë pothuajse i humbur si në tregun e vendit edhe në eksport ka qenë i humbur. Kështu që është dashur të derdhet mjaft mund  për me arrit që me i kthy ato tregje ku kemi qenë prezent, dhe normalisht me depërtu në tregje të reja si në Greqi, Moldavi, Qipro”, thotë ai.

Janë mbi 200 punëtorë, të cilët derdhin djerë për të prodhuar radiatorë, e që numri pritet të rritet.

“Fabrika tani ka mbi 200 punëtorë dhe është me tendencë  të rritjes përherë duke bërë përpjekje në zgjerim të tregut, madje duke zgjeruar edhe gamën e produkteve. Kur e them në zgjerim të tregut bëhet fjalë se nëse krijojmë ende hapësirë për tregje tjera”, theksoi Tahiri.

Procesin e prodhimit të një radiatori e trengon më së miri drjetori i këtij reparti, Skender Sylejmani.

“Fillon nga prerja e llamarinës, varësisht nga madhësia dimesionale të radiatorit. Kalon në procesin e presave, ku bëhet profilizimi i llamarinave. Kalon në procesin e saldimit ku bëhet saldimi ku bëhet saldimi me retrozistencë. Saldimi gypor, gjatësor, tërthor. Pastaj radiatori pritet me dimensione të caktuara, vendoset llaminat me pikëzim. Tani kalon në repartin e batallit ku bëhet formimi i radiatorit ku vendos cepat distancat masha dhe përgatitet për testim. Prej testimit praktikisht është i gatshëm për ngjyrosje dhe aty fillon procesi i ngjyrosjes ku së pari bëhet pastrimi i radiatorëve, mandej bëhet ngjyrosja me zhytje me ngjyrën themelore, e prej aty kalon në furrën ku bëhet pjekja e ngjyrës pastaj vazhdon në shiriti transportues deri të ngjyrosja elektrostatikë ku bëhet ngjyrosja me pluhur në mënyrë robotike”, tregon Sylejmani.

E pas gjithë këtyre fazave, krejt në fund radiatori hyn në furrë ku ngjyra e tij piqet në temperaturë prej 180-200 gradë celsius.

Por me kalimin e kohës, kjo fabrikë ka zgjeruar gamën e produkteve. Aty tashmë bëhet edhe prodhimi i kaminëve, që brenda një ditë arrin numrin 20 sosh.

Drejtori në Repartin e Kaldajave, Behar Azemi,  ka treguar për Ndërtimi.info se prodhimi shkon në bazë të kërkesave të tregut, e më së shumti kërkohet kamini me pelet.

“Tash për momentin kemi kamina që prodhojmë. Prodhojmë kryesisht në bazë të kërkesave të tregut. Tregu kryesisht tregu për momentin është i fokusuar në kamina në peletë. Kaminat janë prej 11 kilovatë më e vogla deri në 46 kilovatë (KV). Kryesisht vazhdojmë prerjen e llamarinave e cila prehet me makinerinë e cila vjen prej Italisë. Është prodhim italian, është makineri sencil që bënë prerjen e llamarinave. Pastaj vjen lakimi, bëhet lakimi i llamarinës. Janë saldime, saldimi bëhet me robot automatik i cili saldon. Pas saldimit vjen testimi, testimi bëhet deri në 5 vatë, pas testimit bëhet ngjyrosja…pas ngjyrosjes vazhdon montimi me mbështjellës, pjesa përfundimtare  dhe del në treg”, ka treguar Azemi.

Me radiatorët dhe kaminët e kësaj fabrike ngrohen jo vetëm shqiptarët. Gjashtëdhjetë për qind të pordhimit e eksporton në Greqi, Qipro, Moldavi dhe vende tjera të Ballkanit, duke rikthyer një treg që ka qenë në vitet e ’80-ta.

1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Në Gjilan përurohet Porta e Monumentit të Heronjve të UÇK-së

Published

on

Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve UÇK tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se po përkujtojnë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, ky monument, i vendosur në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër dhunës së regjimit serb.

“Në këtë ditë rikujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i një rezistence të palëkundur për liri dhe pavarësi. Lufta e tyre është një histori e sakrificës sublime për të drejtat dhe vlerat e popullit të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së nuk u tronditën nga sfidat e pamëshirshme dhe vazhduan përpara me guxim dhe vendosmëri, duke lënë pas tyre një trashëgimi të idealizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, shtoi se ata e morën armën në dorë për të përballuar shtypjen dhe dhunën që i bëhej popullit të tonë. Pavarësisht rreziqeve të mëdha dhe sakrificave personale, ata vazhduan të luftonin me guxim dhe përulësi, duke refuzuar të dorëzoheshin para shtypjes dhe padrejtesise. Lufta e tyre ishte një kryqëzim i vlerave të guximit, dinjitetit dhe pavarësisë.

Ai më tej theksoi se me këtë monument, ndihen krenar, pasi që në qiellin e hapur të Kosovës, kjo simbolik do të lulëzoj përjetësisht përballë historisë së përjetshme të Kosovës, kjo është një shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit për liri dhe pavarësi.

“Ky inaugurim është shenjë e një përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët dhe luftën e tyre për liri. Ky monument gjithashtu përforcon një ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm për të ruajtur dhe për t’u përkujdesur për trashëgiminë e tyre të fituar me aq sakrifica dhe vetëmohim”, tha drejtori Zeqiri.

Sipas tij, kjo ngjarje thekson rëndësinë e kujtesës dhe respektit për ata që dhanë jetën për vendin tonë. Ky monument gjithashtu bën thirrje për një angazhim të vazhdueshëm për vlerat e lirisë dhe demokracisë, për të cilat ata luftuan dhe sakrifikuan.

“Lavdi të rënëve për paqe, liri e pavarësi.

Nderime përjetësisht”, tha drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se duke kujtuar ngjarjen e madhe të UÇK-së – Betejës së Zhegocit – vendosim që me shkronjat e arta të UÇK-së, simbolit me të cilin luftuan luftëtarët e lirisë, ta bëjnë nisjen e një inaugurimi të Portës së Heronjëve, e cila do të jetë hyrje për kompleksin e këtushëm memorial./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending