Ndërtim
Prezantohet projekti me 300 mijë euro investime në rrjetin energjetik për fshatrat e Shalës
Është prezantuar projekti investues kapital për rrjetin energjetik për fshatrat e Shalës në Mitrovicë. Propozimi i këtij projekti, me vlerë prej 300 mijë euro është prezantuar nga përfaqësuesit e KEDS-it, të cilët janë pritur në takim nga i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Projekti “LP.10 KV- SHALA” parasheh vendosjen e shtyllave të betonit në fshatrat e Shalës, vlera e të cilit kap shumën prej 300.000 euro.
Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka kërkuar që me prioritet të merret edhe vendosja e trafos në fshatin Zasellë të komunës së Mitrovicës, meqenëse janë mese 1000 shtëpi qe duhet t’u ofrohet furnizim me energji elektrike, ku tensioni i rrymës është në nivelin e duhur.
Në fund kryetari Bahtiri falënderoi KEDS-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm, konkretisht për vendosjen e trafove të cilat do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për banorët e komunës sonë dhe u shpreh i gatshëm që të ndihmoi kudo që KEDS-i e sheh të arsyeshme angazhimin e komunës.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime