Aktuale
Po rritet numri i kompanive ndërtimore që po shuhen në Kosovë[dokument]

Kompanitë e ndërtimit po kanë trend rritës në shuarjen e tyre. Kjo konstatohet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në lidhje me ndërmarrjet ekonomike.
Në tremujorin e dytë të këtij viti (Prill-Maj-Qershor) në Kosovë janë shuar 30 kompani ndërtimi. Në krahasim me tremujorin e parë (Janar-Shkurt-Mars) numri i kompanive të shuara dallon për tri kompani, pasi atëherë ishin shuar 27 kompani, raporton Ndertimi.info.
Komunat që prijnë me shuarjen e kompanive të ndërtimit në tremujorin e dytë janë Prishtina me 5 kompani, Peja dhe Prizreni me nga 4 kompani e Istogu me 3 kompani të shuara. Ky trend Prishtinën e ka përcjellur edhe tremujorin paraprak, që kishte 5 kompani të shuara, ndërsa Mitrovica, Ferizaj e Vushtrria kishin nga 3, e me 2 kompani të shuara ishte Prizreni, Suhareka e Lipjani.
Shqetësuese shihet shuarja e kompanive në tremujorin e dytë, pasi janë muajt vetëm kur fillon të rritet ritmi i punës në ndërtimtari. Mirëpo, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu nuk e sheh shqetësuese këtë gjendje. Ai thotë për Ndërtimi.info se Kosova është më mirë se rajoni.
“Është e vërtetë që në Kosovë aktualizohet çështja e mbylljes së kompanive. Nuk është një situatë alarmante. Situatat më alarmante janë në vendet e rajonit ku ndoshta nga 100 për qind e bizneseve të hapjes brenda vitit, dhe mbi 70 për qind mbyllen, dhe maksimumi në Kosovë është 24 për qind që do të thotë i tejkalon disa standarde rajonale evropiane”, ka thënë Gërxhaliu.
Një nga arsyet që Gërxhaliu përmend për mbylljen e bizneseve në terma të përgjithshëm është se ato “rifillohen ose ristartohen” pas mbylljes. Ai, gjithashtu, potencon se biznesi në Kosovë nuk po mbrohet nga informalitetit.
“Fatkeqësisht në Kosovë biznesi nuk mbrohet dhe më tepër cungohet nga informaliteti që vjen qoftë në aspektin intern nga brenda kompanive në Kosovë por edhe nga aspekti ekstrem nga kompanitë nga rajoni e më gjerë”, përfundoi Gërxhaliu.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë1 day ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë23 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik20 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login