Aktuale
Përurohet “Parku i të Martuarve” në Prishtinë, pati edhe “mysafirë të paftuar”

Nga sot Prishtina ka një park për të martuarit. “Parku i të Martuarve” u përurua duke u mbjellë dhjetë pemë të martesës nga dhjetë çiftet e para.
Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit në hyrje nga Veterniku, ndërtimi i tij është mundësuar nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky park është krejtësisht unik në vend për shkak se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit.
“Ky park do të ketë një ndriçim të veçantë posaçërisht me pamje nga lartësia. Unë besoj që shumë shpejtë do të popullojmë këtë park me drunj sepse 160 janë pak. Mirëpo ky vend nuk do të jetë i vetmi vend për mbjelljen e drunjve nga çiftet e porsamartuara. Ata do të kenë mundësi të vendosin pllaka në mënyrë që fëmijët të shohin kontributin e tyre”, tha Ahmeti.
Kurse, Neritan Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova tha se qëllim kanë pasur që të krijohet një park për mbrojtjen e ambientit.
“Qëllim i kryesor është që të krijojmë një park dhe zgjidhje afatgjate për mbrojtjen ambientit. Ky bashkëfinancim i projektit është shembull konkret i një projekti. Ne kemi për synim te jemi shembull edhe për komunat dhe për vendet e tjera por edhe për qytetaret”, tha Tira.
Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delaëie, tha se shpreson që ky park do të inkurajojë qytetarët dhe qytete e tjera për ndërmarrje e një iniciative të tillë.
Por, aty pati edhe ‘mysafirë’ të paftuar. Të rinjtë e Degës së PDK-së në Prishtinë zhvilluan një aktivitet paralel në të njëjtin vend. Sipas tyre, ata shfaqnin “dashuritë” e vërteta të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke i përmendur akuzat e fundit kundrejt tij.
“Meqë Shpend Ahmeti nuk po gjen kohë t’u përgjigjet qytetarëve për skandalet e qeverisjes së tij të korruptuar, ku administratën e ka shndërruar në çerdhe të punësimit partiak të mbi 500 militantëve, si dhe me të tillë i ka mbushur edhe shkollat dhe ndërmarrjet publike të Prishtinës” tha Triumf Sadikaj, duke përfunduar në drejtim të Ahmetit se “si dembel që është për të punuar, por jo edhe për të aktruar, ai me dramaticitetin shekspirian vetëm po aktron rolin ‘kishe po punoj diçka’, duke u bërë lajka të rinjve edhe me kësi simbolika boshe, si ky: Parku i të martuarve apo i të dashuruarve”.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë17 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë16 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik13 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login