Featured
Përgjigjja e arkitektëve për mbijetesën e xhamive nga cunami në Indonezi
Para dhjetë vjetësh qyteti indonezian BandaAceh u godit nga një cunami i madh dhe strukturat e vetme që i shpëtuan atij ishin xhamitë.
Për qindra njerëz që gjetën shpëtimin në muret e xhamive, roli shpëtimtar i tyre për ato mbetet i paharruar. Megjithatë, shumë prej atyre që i mbijetuan cunamit besojnë se xhamit mbijetuan me intervenim hyjnorë.
Mirëpo, ekspertët arkitektonik thonë se xhamitë në BandaAceh i kanë mbijetuar cunamit të madh sepse kanë qenë të ndërtuara në mënyrë solide dhe kanë pasur themele shumë të forta në krahasim me ndërtesat tjera të cilat janë të ndërtuara nga një material me cilësi të dobët.
Xhamia BandaAceh e cila është ndërtuar në vitin 1881 mbeti e paprekur nga cunami i vitit 2004 i cili morri jetën e më shumë se 230.000 njerëzve.
Si një 18 vjeçar, Reza Nasir për t’u mbrojtur nga katastrofa e cunamit u strehua duke u ngjitur në njërën nga kupolat e zeza të xhamisë së madhe. Nga ky vend e pa se si oqeani e merr qytetin duke lënë qindra trupa të pajetë në oborrin e xhamisë.
Shumë banorë të Acehit, krahinës më të populluar me muslimanë në Indonezi, katastrofën e kuptuan si mungesë e përkushtimit ndaj Zotit raporton albanews.ch.
Mirza Irëansyah, një ekspert arkitektonik nga universiteti Syiah Kuala në Banda Aceh, tha se së paku 27 xhami të qytetit i kanë mbijetuar cunamit. Irëansyah mendon se xhamitë kanë pasur themele të forta dhe janë ndërtuar me material të cilësisë së fortë.
Në shumicën e rasteve xhamitë dhe kishat janë ndërtuar nga ana e organizatave humanitare dhe kështu shanset për mashtrim janë më të pakta.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag
-
Infrastrukturë1 day ago
Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna
-
Infrastrukturë1 day ago
Mbahet takimi i radhës i grupit punues për Qendrën Historike të Prishtinës
-
Aktuale2 days ago
“Liberalizimi s’ka kuptim pa Karton të Gjelbër”: Institucionet në kërkim të zgjidhjes
-
Infrastrukturë2 days ago
A ka rëndësi madhësia e objekteve? Zhdukja e obsesionit me ndërtesat super të larta
You must be logged in to post a comment Login