Aktuale
Pamje nga stuhia e tmerrshme në Evropë
Qindra fluturime janë anuluar sot në Gjermani për shkak të një stuhie të fortë në veri të Evropës ku të paktën një person ka vdekur.
Dhjetëra-mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të erërave dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Stuhia Sabine në Gjermani, e cila në vendet tjera evropiane njihet si Kiara, po lëviz nga perëndimi në lindje të kontinentit, ndërsa godet Ishujt Britanikë, Francën dhe po përhapet në lindje, në Poloni.
Në Suedi, një njeri vdiq dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur pasi një anije u përmbys në Liqenin Svenljunga të dielën për shkak të erërave të forta, tha sot policia.
Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar nivele të larta të detit në brigjet e Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u godit më shumë nga stuhia, trafiku ajror, hekurudhor dhe detar u ndërprenë nga shiu i fortë dhe erërat me shpejtësi 130 km/orë.
92,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa Met Office regjistroi shpejtësinë e erës 150 km/orë në Aberdaron, një fshat në Uellsin verior.
Tre persona në Skoci u lënduan kur çatia e një lokali u shemb.
Një hotel në Hawick, Skoci, u dëmtua për shkak të erës së fuqishme, transmeton Kp
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York