Connect with us

Arkitekturë

Gafurri: Objektet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për një riformatim të menjëhershëm

Published

on

Uran Haxha dhe Toska Gjikolli

Genc Gafurri është magjistër i arkitekturës, të lokalizuar me një master në objektet shëndetësore. Ai është nga Peja dhe punon prej kohësh si arkitekt. Në një intervistë për Ndërtimi.info ai flet gjerësisht në lidhje me gjendjen e objekteve shëndetësore, ndërtimin e tyre, vazhdën e anekseve të ndërtuara dhe shumë të tjera.

Sipas Gafurrit, në Kosovë duhet të ketë reformim i plotë i objekteve shëndetësore në Kosovë, pasi sipas tij kushtet brenda spitaleve nuk i plotësojnë kushtet minimale krahasuar me ligjet edhe standardet.

Genc Gafurri është nga Peja dhe ka përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në vitin 2008. Tri vjet më vonë ka marrë titullin magjistër i arkitekturës në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Ka punuar që nga viti 2004 në punë arkitektonike, teksa është edhe ligjërues në një universitet privat. Në projektet e objekteve shëndetësore ka projektuar Spitali specialistik akusherik-gjinekologjik “Sirona” në Prishtinë;  Riprojektimi i Dhomës së Zgjimit, Barnatoren Qendrore dhe projektimi i Njësisë të përkujdesit intenziv neonatal ne Spitalin Regjional te Prizrenit;  Spitali i Krahërorit në Pejë dhe dy klinika dentare. Përkrah kësaj pune me objekte shëndetësore, ai projekton edhe objekte banimi, afariste dhe projektim të enterierit.

Më poshtë lexoni intervistën:

 

Cilat janë disa nga specifikat e ndërtimit në objektet e shëndetit? Ku dallojnë ato nga ndërtimet e zakonshme?

Objektet shëndetësorë në përgjithësi duhet të jenë të afta t’i adaptohen ndryshimeve. Hyjnë në radhën e objekteve komplekse, disa lloje të objekteve hyn në kategorinë e pestë të saj që i përket kompleksitetit të organizimit të objektit. Këto objekte kanë kërkesa të larta funksionale ku zona e stafit duhet të ndahet strik nga zona e pacientëve dhe zonës së vizitorëve. Gjithashtu duhet të ketë filtra dhe kontakti mes zonave të jetë në mënyrë të kontrolluar gjë që e rrit kompleksitetin dhe kategorinë e lartë të objektit. Meqenëse teknologjia e spitaleve është në ndryshim atëherë fleksibiliteti është një prej fjalëve kyqe në projektimin e objekteve shëndetësore. Kjo rezulton me module konstruktive më të mëdha, lartësi të kateve më të mëdha qysh reflektohet fizikisht në përfundim.

Cilat janë disa nga standardet evropiane që duhet patjetër të aplikohen gjatë ndërtimit të objekteve të destinuara shëndetësore?

Disa rekomandime lidhur me organizimin e objektit shëndetësor. Objektet nuk duhet të jenë të veçanta po të jenë pjesë e sistemit. Tendencë botërore është forcimi i sistemit primar shëndetësor që të mos ngarkohet sistemi sekondar. Për të qartësuar sistemet primare janë qendrat e mjekësisë familjare ndërsa sistemi sekondar janë spitalet rajonale. Me forcimin e sistemit primar zvogëlohen ngarkesat në sistemin sekondar, pastaj aplikimi i spitaleve ditore që të mos kemi pacientë me qëndrim të gjatë në spitalet regjionale e që rezulton me uljen e ngarkesës në spitalet rajonale që paraqet një organizim më të thjeshtë të objektit.

Për secilën prej reparteve që inkorporohen në spital ka standarde në detaje si në organizim ashtu edhe në materiale finale. Si rast konkret mund të përmendim bllokun kirurgjik ku duhet strikt të jetë e ndarë rruga e pacientit në hyrje dhe rruga e pacientit në dalje ku tendencë është të ndalet kontaminimi i kryqëzuar pasi që nuk mund të kthehesh në rrugën e njëjtë në të cilën edhe ke hy në sallën e kirurgjisë,  po ashtu rruga e kirurgëve është specifike ku duhet të kalohet në zhveshtore dhe prapë duhet të ndahen në korridorin e pastër edhe atë të papastër. Si dhe po ashtu rruga e instrumenteve të sterilizuara dhe të pa sterilizuara ku e gjithë kjo e bën zgjidhjen funksionale mjaft komplekse. Pastaj kemi sistemin e ajrimit ku patjetër duhet të përdoren HEPA-filtra dhe më pas edhe grila tjera të vendosura më poshtë ku patjetër duhet të bëhet lëvizja e ajrit në mënyrë të kontrolluar. Dyshemetë janë joporoze deri në nivelin 1.80 totalishtë rezistente ndaj tretësirave të pastrimit dhe të tjera.

Si ndërtohen spitalet publike në Kosovë sot? Sa respektohen këto rregulla në ndërtimet e sotme?

Nuk mund të gjeneralizohet sepse secili projekt i ka karakteristikat e veta. Në përgjithësi çka i mungon sistemit publik shëndetësorë publike është skema e përgjithshme. Punohet në pika të caktuara pa e ditur vendin në sistemin e përgjithshëm. Procesi i projektimit në përgjithësi është proces deduktiv. Fillon prej të përgjithshmes dhe vazhdon në detaje, kurse tek ne është tendenca e kundërt së pari zgjidhet detaji e pastaj qysh do të integrohet ai detal në kuadër të përgjithshmes nuk analizohet shumë. Kanë dallime mes veti objektet por si mungesë kryesore është skema e përgjithshme. Nëse e merr projektimin e spitaleve preferohet qasja e bazuar në fakte. Statistikat për Kosovë ekzistojnë dhe duhet të analizohet demografia, struktura e popullsisë, sëmundjet më të shpeshta thjeshtë të definohen kërkesat e popullatës ndaj sistemit shëndetësor.

Sa janë respektuar rregullat në adaptimin e anekseve të reja në spitalet tona?

Në spitalet regjionale nuk kemi pas ndërtime të reja, por vetëm adaptime ose anekse që nuk korrespondojnë me strukturat tjera. Këtu vjen në shprehje edhe racionalizimi i sistemit p.sh. blloku diagnostikues mund të përdoret prej shumë reparteve njëkohësisht. Janë dy mënyra të sistemeve të organizimit të spitalit, varësisht prej madhësisë së spitaleve dhe shërbimeve që ofrohen brenda është sistemi i centralizuar që është shumë më racional sepse shumë reparte gravitojnë rreth një qendre diagnostike dhe koeficienti i shfrytëzimit është shumë më i madh në ato raste. QKUK-ja sa i përket funksionit nuk është mirë e definuar nëse është sistem terciar apo sekondar, ku i vetmi kusht që e plotëson si sistem terciar është fakti që universiteti është i integruar aty por që nuk ka hulumtime që janë natyrë e sistemit terciar, prandaj duhet të diferencohet saktë.

Çka është problem me ndërtesën e qendrës emergjente?

Qendra emergjente në ndërtim është në lokacion jo të përshtatshëm në raport me objektet tjera. Për emergjencë duhet me qenë linja e veçantë dhe shumë lehtë e çasshme. Emergjenca patjetër duhet ta ketë bllokun diagnostik dhe bllokun kirurgjik dhe në lokacionin ku është duke u ndërtuar nuk ka komunikim të mirë me objektet e tjera.

Sa i kushtojnë rëndësi investitorët investimit në enterierin e spitaleve? Spitalet private sa ndërtohen në bazë të standardeve?

Në sistemin shëndetësor privat ka një përkushtim më të madh që të ofrojnë shërbime më cilësore. Kryesisht në Kosovë kemi spitale specialistike në përjashtim të disa rasteve të rralla.

Ka përkushtim më të madh saj përket detajeve dhe enterierit të objekteve. Tendencat bashkohore janë që spitalet të mos kenë karakterin rigjid të objekteve shëndetësore që gjithmonë e kanë pas. Tendencat janë që enterieri të jetë sa më mirëpritës sa më shtëpiak që në disa raste përmendet trajtimi si në hotele në hapësirat ku veprojmë. Kjo është një sfidë që kërkesat teknike të kthehen në diçka të bukur që kënaqin syrin e pacientëve.

Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore të enterierit të një ambulance? (Ngjyrat, realizimi i hapësirave, lidhja e tyre)

Objektet shëndetësore janë trajtuar në aspektin teknik. Ngjyrën shëndetësore e kemi të gjelbrën të katërtën ose të ngjashme. Për më ikë nga klishet dhe asaj ndjenjës së përgjithshme mbi spitalet e sidomos tek vendet ku kemi qëndrim më të gjatë tentohet me apliku sa më shumë gjelbërim, materiale të ngrohta p.sh. tekstura të drurit edhe ngjyrat mos me qenë ato standarde spitalore kështu që tentohet që me elemente të vogla të ndërtohet ndjenja e ambientit të shtëpisë.

Spitalet që kemi tani varësisht kohës së ndërtimit a janë ndërtuar mirë?

Konkluzioni i përgjithshëm është se kanë qenë mirë të ndërtuara në bazë të rrethanave të kohës, dhe kushteve që janë dashtë të plotësohen, atëherë por siç e potencova objektet duhet me qenë të afta t’i adaptohen kërkesave të reja, e që deri në një masë të caktuar mund t’i akomodojnë ato ndryshime. Kështu një vlerësim i përgjithshëm është që deri në një masë të caktuar janë mirë. Kushtet brenda spitaleve nuk i plotësojnë kushtet minimale krahasuar me ligjet edhe standardet dhe ka nevojë për një reformatim të të gjitha objekteve në të gjithë nivelin shëndetësor.

Sa janë të ndërtuara spitalet në pikat strategjike ?

Natyrisht zgjerimi i qytetit në atë kohë është menduar më detalisht se sa që po ndodh tash, por edhe fleksibiliteti ka qenë më i madh sepse qytet kanë qenë në fillim të zhvillimit të tyre. Prizreni dhe Peja kanë spitalet në pozita të volitshme. Vendi i parcelës që shfrytëzohet për spitale shikohet qe të kenë një parking, largim nga pjesë të zhurmshme por të gjitha këto lehtë mund te mbulohen me izolim të duhur akustik dhe masa tjera teknike por gjithsesi shumë më e preferushme është në një vend më të qetë më të gjelbëruar jashtë dinamikes së qytetit. Një gjë tjetër është edhe qasja deri tek spitalet, p.sh. në Prizren duhet të kalohet në rrugët tradicionalisht të ngushta për të arritur tek spitali rajonal që paraqet barrierë në veti, e sidomos për rastet emergjente. Prandaj gjithçka nuk duhet të analizohet në një pikë të caktuar dhe që kalon edhe në probleme urbanistike të qytetit.

Si duhet të adaptohet enterieri i një objekti afarist për shftytëzim shëndetsor (ambulancë, radiologji etj).

Lidhur me radiologjinë dhe kontaminimin me rreze X ka masa mbrojtëse teknike ku bëhet mbështjella me plumb. Aktualisht ka shumë masa që mund të merren për mbrojtje prej rrezeve X. Prandaj edhe në një ambient ku banohet ka mbrojtje, për shkak të karakteristikave të rrezeve X që zhvillohen deri në lartësinë 120cm me izolim adekuat të hapësirës dhe me ventilim mund të arrijmë sigurimin. Në Kosovë kemi një udhëzim administrativ për mbrojte nga rrezet X dhe me zbatimin e saj jemi në zonë të sigurisë.

Cilat mund të jenë pasojat e shfrytëzimit të një objekti që gjatë ndërtimi nuk ka pasur destinim shfrytëzimin e saj si objekt shëndetësorë?

Kjo paraqet një sfidë në vete, këtu vjen në shprehje fleksibiliteti, objektet ekzistuese në shumicën e rasteve nuk munden të ofrojnë fleksibilitetin për adaptim. Si rekomandim nëse dikush mendon të adaptoj një objekt ekzistues në objekt shëndetësor të konsultohet më profesionistë përpara së më vendos për hapësirën ku do t’i zhvillojë aktivitetet.

A mungon një interesim i institucioneve që përpara krijimit të anekseve të konsultohen me profesionistë ?

Në Kosovë jemi 5 profesionistë që kemi ketë specializim në Itali, dhe ideja ka qenë që të bashkohemi dhe të japim kontributin tonë por që nga Ministria nuk ka pasur gatishmëri më i përfshi profesionistët për të dhënë një kontribut në sistemin e organizimit shëndetësor ose sistemit në përgjithësi. Jam ithtar i asaj që të fillojmë prej të përgjithshëm dhe detajet të jenë pjesë përmbushëse e një skeme ma të gjatë. Ditët të mira për shëndetësinë do të vijnë, por tendenca qëndron se si të shkurtojmë kohën që ditë e mira të vijnë më shpejt.

1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Arkitekturë

Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto

Published

on

Në fillim të kohës, arkitektura ishte projektuar në bazë të nevojave njerëzore. Megjithatë, me rritjen dhe evolucionin e vazhdueshëm të botës, ndërtesat filluan të projektohen duke marrë parasysh kulturën dhe sjelljen njerëzore. Kjo është arsyeja pse ju shihni stile të ndryshme arkitekturore në vende dhe rajone të ndryshme. Nëse udhëtojmë 100,000 vjet më parë, arkitektura ishte popullore, duke përdorur materialet lokale dhe burimet e disponueshme për të krijuar strehimore. Shpejt përpara sot, dhe koncepti i arkitekturës popullore mbetet i fortë. Arkitektët si Sou Fujimoto besojnë fuqimisht në ndikimin e sjelljes njerëzore në arkitekturë, duke formuar të gjitha planet e tij rreth këtij koncepti themelor.

Sou Fujimoto u rrit në një ishull të quajtur Hokkaido në Japoninë e Veriut, ku ai ishte i rrethuar nga natyra dhe pyjet gjatë gjithë kohës. Interesi i tij për sjelljen njerëzore në lidhje me botën natyrore rritej dita-ditës dhe e frymëzoi atë të bëhej arkitekti i famshëm që është sot. Që në fëmijëri, ai ishte mahnitur nga shpellat dhe pyjet dhe ideja se funksionet e këtyre hapësirave përcaktoheshin dhe përcaktoheshin në bazë të sjelljes njerëzore. Për të, pyjet ishin më shumë se vetëm pemë; ato ishin të ngjashme me strukturat, duke mbrojtur njerëzit, njësoj si shpellat që shërbenin si strehë për njerëzit në të kaluarën. Fujimoto besonte në diversitetin dhe faktin se njerëzit duhet të formësojnë përvojën e tyre në çdo vend; ky besim e bëri atë ta shikonte arkitekturën nga një këndvështrim më i ndjeshëm dhe më respektues, duke imagjinuar ndjenjat e tij të lirisë kur u rrit mes pyjeve si fëmijë, dhe të rrënjoste të njëjtën ndjenjë të saktë tek përdoruesit e çdo hapësire të ndërtuar.

Fujimoto u frymëzua nga kontrasti midis Hokkaidos, ku u rrit, dhe Tokios, ku përfundoi studimet e tij arkitektonike. Në Tokio, rrugët e vogla të rrethuara me elementë artificialë dhe kabllo i kujtonin atij si një fëmijë që ecte nëpër gjethe, degë dhe pyje. Për Fujimoto, ishte i njëjti koncept, vetëm me kontekst të ndryshëm; Që nga ai moment e tutje, ai filloi të bënte ndryshime në botë me dizajnet e tij të bazuara në një koncept që ai doli – Ardhmëria primitive.

Koncepti Primitive Future bazohet në arritjen e arkitekturës ideale duke përdorur tre strategji kryesore: gradim, marrëdhënie dhe eksperimentale/aksidentale. Gradimi përfaqëson mundësitë dhe sfidat që ndodhin në jetën reale dhe përshtatjen me ato ndryshime në përputhje me rrethanat. Marrëdhëniet përfaqësojnë funksionalitetin në arkitekturë dhe se si çdo hapësirë ka një kuptim të ndryshëm në vende ose shoqëri të ndryshme. Është aftësia për të krijuar diçka të ndryshueshme dhe të adaptueshme për sjelljen njerëzore në lidhje me mjedisin përreth.

Së fundi, Fujimoto besonte se arkitektura duhet të jetë eksperimentale dhe aksidentale, duke i lejuar përdoruesit e një ndërtese të ndërveprojnë me hapësirat brenda në një mënyrë intuitive. Njerëzit krijojnë marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe në të njëjtën kohë me mjediset e tyre, besonte ai. Ai donte që njerëzit të ndërtonin marrëdhëniet e tyre me hapësirën në të cilën ndodhen; ky besim i ka rrënjët që në fëmijërinë e tij në pyjet e Japonisë së Veriut, duke krijuar jetën që ai imagjinonte dhe duke e përjetuar atë në mënyrën e tij. Në thelb, “E ardhmja primitive” inkurajon arkitektët të dizajnojnë hapësira që janë jo vetëm funksionale, por edhe të adaptueshme, spontane dhe të ndryshme, duke reflektuar natyrën në zhvillim të zakoneve njerëzore dhe ndërveprimeve me mjedisin e tyre.

Sou Fujimoto u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë, Universiteti i Tokios, në 1994 dhe hapi firmën e tij të arkitekturës në 2000 – Sou Fujimoto Architects. Me hapjen e firmës së tij, ai fitoi Çmimin e Rishikimit Arkitekturor për arkitektë në zhvillim për tre vjet radhazi, gjë që e bëri atë të fitonte njohje në mbarë botën. Më vonë, në vitin 2007, ai u bë pedagog në Universitetin e Kiotos, ku filloi të ndante njohuritë dhe këndvështrimin e tij mbi arkitekturën dhe sjelljen njerëzore me botën.

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq

Published

on

Në një botë stereotipike ku meshkujt janë më dominues, veçanërisht në vendin e punës, është bukur të shohësh arkitekte të njohura femra që lulëzojnë përmes punës së tyre shembullore, duke shfaqur forcën në krijimin e dizajneve dhe strukturave të jashtëzakonshme.

Pavarësisht seksizmit dhe diskriminimit, qoftë në mospërputhje në paga apo trajtim, gratë kanë vazhduar të kenë sukses, duke dëshmuar aftësitë e tyre.

Arkitekte femra të suksesshme si Odile Decq, e cila u përball me seksizmin gjatë studimeve të saj arkitektonike, hapi firmën e saj, duke sfiduar stereotipet dhe duke demonstruar se arkitektura mund të lulëzojë si një fushë e drejtuar nga femrat.

“Duhet ta përshtatni marrjen e rrezikut me klientin, por gjithmonë duhet ta çoni atë më tej sesa e imagjinonin. Kufijtë e klientit janë ato të imagjinatës së tij ose të saj, ndërsa roli i arkitektit zgjeron fushën e mundësive dhe për këtë arsye ju duhet ta edukoni klientin në mënyrë që ta çoni më tej. Është njësoj si me mësimdhënien, kur i bën studentët të shohin se ata mund të shkojnë shumë më tej nga sa mendonin se ishin të aftë. Dhe ky është një gëzim i madh! Gjithçka në jetë është e tillë – të zbulosh se asgjë nuk është e pamundur.”, thotë arkitektja dhe urbanistja franceze, Odile Decq në revistën Pin-Up.

Odile Decq është një arkitekte dhe urbaniste franceze e lindur në vitin 1955. Ajo ka studiuar Arkitekturë në École nationale supérieure d’architecture de Paris-La Villette dhe gjithashtu Urbanizëm dhe Planifikim në Institut d’Études Politiques de Paris (Science Po). Menjëherë pas diplomimit, ajo hapi firmën e saj, Studio Odile Decq, me idenë se nuk donte të punonte për asnjë arkitekt, duke nxitur pasionin e saj për këtë profesion. Për më tepër, ajo synonte të jepte një shembull për gjeneratat e ardhshme të grave arkitekte, duke i inkurajuar ato të besonin në veten e tyre dhe aftësitë e tyre, të ishin ekspresive dhe pa frikë nga gjykimet e shoqërisë, pasi autenticiteti shpesh çon në sukses – një e vërtetë e dukshme në rastin e Odile.

Odile kishte një dëshirë të caktuar në të që e mbante të uritur për njohuri arkitekturore. Gjatë viteve të universitetit, në befasi, ajo nuk bëri kurrë një projekt të tërë arkitekturor vetë; gjithçka që mësoi ishte arti, videografia, fotografia dhe shprehja. Për të kjo nuk ishte e mjaftueshme, prandaj, gjatë viteve të fundit të universitetit, filloi të punonte vetë në projekte për të mësuar dhe eksploruar në thellësi arkitekturën. Duke përfituar nga fakti se kur u diplomua, Parisi po kalonte një krizë nafte dhe shumica e arkitektëve ishin pa punë, ajo hapi zyrën e saj dhe filloi rrugëtimin e saj të vetë-rritjes dhe përmbushjes për t’u bërë një arkitekte femër frymëzuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë

Published

on

Le Corbusier (Charles-Edouard Jeanneret) ishte një arkitekt dhe dizajner urban zvicerano-francez i lindur në Zvicër (6 tetor 1887 – 27 gusht 1965). Projektimet e tij bashkëpunojnë me ekspresionizmin e guximshëm skulpturor me aspektin funksional të botës bashkëkohore. Megjithëse lindi në një qytet të vogël, ai i zhvilloi idetë e tij gjatë udhëtimit nëpër Evropë. Ai u fokusua në format e thjeshta gjeometrike të objekteve të përditshme dhe formuloi stilin Purism. Projektet fillestare të Le Corbusier përfshijnë qytete rrokaqiejsh dhe shtëpi të prodhuara në masë.

Shënim i vogël, Le Corbusier ishte pseudonimi i Charles-Edouard Jeanneret. Ai e mori këtë emër në numrin e parë të një reviste në vitin 1920. Emri ishte një version i modifikuar i emrit të gjyshit të tij, Lecorbésier.

Një nga kryeveprat e tij, Villa Savoye në Poissy, Francë, e ndihmoi atë të bëhej i njohur si një përfaqësues i shquar i stilit ndërkombëtar. Për shkak se ai ishte arkitekti i parë që përdori beton të papërpunuar, dizajnet e tij kanë një aspekt ekspresiv, skulpturor. Ndërtesat e tij qeveritare në Chandigarh, Indi, janë shembujt e parë të ideve të tij të planifikimit të qytetit që po zbatohen gjerësisht.

Kur ishte 13 vjeç, ai vendosi të linte shkollën për të ndjekur pasionin e tij për të krijuar dizajne në faqet e orëve duke përdorur teknikat e gravurës dhe smaltit. Me Charles L’Eplattenier, ai filloi një udhëtim nëpër Evropë dhe Mesdhe, duke zbuluar mrekulli të rëndësishme arkitekturore gjatë rrugës.

Me të arritur në Paris në moshën tridhjetë vjeçare, piktori Amédée Ozenfant e prezantoi atë në botën e artit, duke shënuar një moment në rrugëtimin e tij artistik. Duke bashkëpunuar me Ozenfant, ata shkruan manifestin dhe bashkëthemeluan gazetën avangarde të njohur si Poet Paul Dermée. Ky bashkëpunim çoi në përfshirjen e tyre në shkrim dhe pikturë për botime si L’Esprit Nouveau, të cilat më vonë evoluan në Vers une Architecture. Shkrimet e Le Corbusiers u nderuan nga brezat e arkitektëve, veçanërisht veprat si Le Modular I, Quand les cathédrales étaient blanches, La Carte d’Athènes, Propos d’urbanisme Les Trois Établissements humains dhe Urbanisme. Në vitin 1922, Le Corbusier filloi të punonte me kushëririn e tij Pierre Jeanneret për të krijuar një studio operative deri në vitin 1940.

ndërmjet viteve 1922 dhe 1940, ai fitoi famë për punën e tij të planifikimit dhe zhvillimit social-mjedisor. Projektimet e tij, të tilla si Shtëpia Citrohan dhe Ekspozita e Arteve të Dekorative në Paris, formësuan perspektivën e tij mbi arkitekturën. Një sipërmarrës e mbështeti atë në ndërtimin e një fshati punëtorësh në Pessac, afër Bordo. Përdorimi krijues i ngjyrës nga qeveria vendore dhe mungesa e një furnizimi publik me ujë tërhoqi kritika. Le Corbusier zakonisht krijoi shtëpi minimaliste, funksionale me komision për klientët e pasur.

Ai hyri në konkursin e Lidhjes së Kombeve për të projektuar selinë e re të saj në Gjenevë dhe paraqiti një plan për ndërtesën e zyrës së një organizate politike. Karrigia LC4 Chaise Lounge dhe karrigia ALC-3001 me kornizë lëkure janë dy shembuj të modeleve të tij të mobiljeve. Ndikimi i tij në parimet e arkitekturës mbetet i dukshëm, duke e bërë atë një figurë të diskutueshme edhe sot e kësaj dite. Filozofia e tij ka ndikuar në disa projekte arkitekturore avangarde ndërkombëtare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending