Aktuale
Nënshkruhet memorandum për rritjen e efiçiencës së energjisë në njësi banimi në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim udhëheqësin e projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e këtij projekti që ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke ndarë subvencione për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë.
Sipas njoftimit për media, Jashari ka mirëpritur nënshkrimin e këtij memorandumi duke vlerësuar se nevojat në këtë fushë janë të mëdha dhe për këtë komuna jonë duhet të këtë përkrahje me të madhe bazuar ne faktin që si komune kemi pasur më së shumti dëme nga lufta e fundit.
Ai tutje ka thënë se renovimi i shtëpive duke rritur efiçiencën e energjisë është projekt shumë i rëndësishëm dhe për këtë si komunë do të angazhohemi në vazhdimësi.
Nga ana tjetër udhëheqësi i projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, ka thënë se ky projekt financohet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës dhe në fazën fillestare parasheh renovimin e 18 shtëpive në komunën e Skenderajt e pastaj në fazën e dytë ky numër sipas tij do të rritet dukshëm.
-
Infrastrukturë22 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani