Aktuale
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë

Ministria e Komunikacionit dhe Detarisë ka njoftuar sot zyrtarisht se ka nënshkruar kontratën me SH.P.K “Metal Alu&Plast” nga Danillovgradi e cila do të zhvillojë punimet në rekonstruksionin e rrugës magjistrale Ulqin–Sukubinë, respektivisht në segmentin rrugor Ulqin –Krythë.
Me kontratë është paraparë që punimet konformë standardeve më të larta në tërësi të përfundojnë për 360 ditë, ndërsa vlera e këtij projekti kaq të rëndësishëm është 5.824.687.33 euro. Rikonstruimi i rrugës do të fillojë në muajin shtator.
Rruga Ulqin–Krythë do të krijojë lehtësira në lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve në këtë pjesë kaq të frekuentuar, veçmas gjatë stinës së verës. Me realizimin e këtij projekti përmbushet një kërkesë e kamotshme ndërkohë që përmirësimi i infrastrukturës rrugore mbetet detyrë dhe prioritet për strukturat udhëheqëse komunale.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë17 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë15 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto2 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik13 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login