Aktuale
Ndërtohen shtëpi për të pastrehët në Gjakovë

Edhe zyrtarisht, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e gjashtë shtëpive për familjet e pastreha të Komunës së Gjakovës, të cilat deri me tani kanë jetuar në kushte të rënda në të ashtuquajturat “Barakat e Erenikut”.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi ka thënë se kjo është një ditë e lumtur, jo vetëm për gjashtë familjet përfituese, por edhe për të personalisht dhe Komunën e Gjakovës si institucion, për faktin se “përfundimisht po bëhet zgjidhje për strehimin e gjatë familjeve, të cilat tash e 18 vjet kanë jetuar në kushtet më të rëndë të mundshme”.
Vlera për ndërtimin e këtyre shtëpive, të cilat do të jenë më standardet më të larta bashkëkohore, është rreth 150 mijë euro, shumë kjo e siguruar nga organizata holandeze “NewDayImact”, ndërsa komuna e Gjakovës ka participuar duke e siguruar truallin për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Sipas përfaqësuesve që po i kryejnë punimet, shtëpitë do të jenë të gatshme pas 3 muajsh, gjë që nënkupton që në stinën e dimrit këto gjashtë familje do të jenë me kulm mbi kokë.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë1 day ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë1 day ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik1 day ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë1 day ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale1 day ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Infrastrukturë2 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login