Aktuale
Ndërtim i paligjshëm, arrestohen inspektorët e IMT-së

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy specialistë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës për shpërdorim detyre.
Ndërkohë që një i tretë është arrestuar për ndërtim të paligjshëm, Jetnor Gjoka, 47 vjeç.
Specialistët Amarildo Duka, 29 vjeç dhe Elton Spahiu, 35 vjeç kanë lejuar vazhdimin e një ndërtimi në dëm të banorëve të pallatit.
Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një garazh prej 530 m2, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Inspektorët e IMT-së, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të banorëve të pallatit, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Gjithashtu në lidhje me këtë vepër penale nga SH.Ç.B.A janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.4, Tiranë, konkretisht punonjësit e policisë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale të tyre janë mjaftuar vetëm me komunikimin verbal të specialistëve të IMT, raporton Top Chanel.
Gjithashtu ndaj punonjësve të Policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.

-
Infrastrukturë3 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë2 days ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik2 days ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale2 days ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Aktuale2 days ago
Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!
-
Aktuale3 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login