Aktuale
Ndërpritet protesta-banorët e Hadës dhe Shipitullës japin ultimatum për marrëveshje
Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit kanë ndërprerë protestën e sotme, pas arritjes së marrëveshjes për një takim të hënën me menaxhmentin e KEK-ut, Komunës së Obiliqit, MMPH-së dhe prokurorin e shtetit.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje për ndërprerjen e punimeve të ekskavatorëve të KEK-ut, do të dalin serish në protestë edhe më masive.
Protestuesit kanë arritur marrëveshje me komandantin e policisë së rajonit të Obiliqit, Sejdi Zeqiri që të hënën në zyrat e policisë, të takohen me menaxhmentin e KEK-ut, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi dhe prokurorin e shtetit, duke kërkuar që të ndërpriten punimet e ekskavatorëve të KEK-ut.
Me këtë rast protestuesit paralajmëruan se nëse të hënën deri në ora 15:00 nuk arrihet asnjë marrëveshje, ata do të zhvillojnë protesta më të ashpra te vija e sigurisë. Protestuesit e mbledhur nga lagjet Mirena, Krasniqi, Bërbatovci dhe Mjekiqi të fshatit Hade dhe Shipitull thonë se ekskavatorët e KEK-ut janë duke operuar brenda zonës së sigurisë në afërsi prej 120 metrash ku janë duke jetuar banorët.
Ata kanë tentuar t’i afrohen kufirit ku po punojnë ekskavatorët, por për këtë ata janë penguar nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, KEK javën që lam pas kishte deklaruar që kishin arritur marrëveshje me këto familje për shpronësimin e tokave.
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë1 day ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale23 hours ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Kosova rangohet lartë në Europë për madhësinë e sektorit të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Cilësia e punimeve për ndërtimin e parkut linear në Prishtinë jashtë rregullave të Komunës!
You must be logged in to post a comment Login