Connect with us

Aktuale

Mulliri i vjetër i erës shndërrohet në shtëpi në Angli

Published

on

Kompania britanike “Beech Architects” ka konvertuar një mulli ere 125-vjeçar në Suffolk të Anglisë, në një shtëpi mysafirësh me në krye një mbulesë eliptike të veshur me zink.

Njëherë një tipar i shquar i peizazhit, mulliri me erë 18 metra i gjatë, tashmë i konvertuar ka dy dhoma gjumi, një kuzhinë, një banjo dhe një hapësirë  që ofron pamje panoramike të fshatit përreth nga kati i katërt .

Fillimisht e ndërtuar në vitin 1891, struktura kishte mbetur si e papërdorur për dekada pas humbjes së kapakut të saj dhe të turbinave.

Punimet rinovuese të mullirit u kryen si një projekt vetë-ndërtimi i menaxhuar nga pronari i vendit, duke përdorur nën-kontraktuesit dhe furnizuesit e specializuar dhe ishte e financuar tërësisht privatisht.

“Objektivat e projektit ishin të rivendosnin strukturën e kapakut të humbur dhe të kthenin mullirin e tepërt dhe të shkatërruar në statusin e saj të mëparshëm nëpërmjet ndërhyrjeve bashkëkohore të projektimit”, thanë arkitektët.

“Sfida më e madhe e dizajnit ishte rivendosja e kapakut i cili nuk ishte menduar si një rindërtim historik por më tepër si interpretim bashkëkohor dhe inovativ që do të shërbejë gjithashtu si platforma kryesore e jetesës dhe shikimit”.

Frymëzuar nga teknikat tradicionale të ndërtimit të anijeve të përdorura për kapakët historikë, mbështjellësi imiton një strukturë të hullizuar të përmbysur që siguron skeleton.

Arkitektët përdorën një sistem të hullizimit (shpimit) të drurit Kerto, i cili në mënyrë precize ishte prerja me makinë e fletëve të drurit të theksuar që janë të dukshme nga brenda. Hullia jo vetëm që siguron forcën dhe stabilitetin e kërkuar për t’i rezistuar ngarkesave të erës, por gjithashtu bëri të mundur që arkitektët të krijojnë një formë shumë të përkulur.

Në pjesën e jashtme të saj, 200 panele zinku u aplikuan nga zejtarë të aftë, secili prej tyre u bë i përshtatur për të përshtatur formën e tij të lakuar.

Si rezultat, të gjitha mobiljet dhe pajisjet në mullinjtë e erës janë bërë sipas porosisë për t’iu përshtatur faqosjes së harkut.

Në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi, çdo kat është rrotulluar nga ai më poshtë për të akomoduar një pikë aksesi nëpërmjet uljeve nga shkallët radiale, të cilat spiralojnë rreth brendësisë së mullirit. “Ky qarkullim i minimizuar rriti hapësirën e shfrytëzueshme për”, thanë arkitektët.

“Panele të izoluara me izolim të përshtatur u aplikuan nga jashtë për t’i mbajtur vizualisht tullat brenda strehimit, për të mbrojtur tullat e buta nga erozioni i mëtejshëm dhe për të shfrytëzuar masën termike të strukturës për ngrohje dhe qëllime të rehatisë termike”, vazhduan ata. 

 

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending