Aktuale
Lokacioni “i harruar” në Shqipëri që pritet të bëhet atraksion turistik me renovimin e bujtinave
Bukuritë natyrore në Shqipëri janë ndër elementet më të cilat identifikohet vendi. Pa dyshim, shumë prej tyre janë edhe arsyeja pse shumëkush ka dëgjuar për vendin dhe sot e viziton. Mirëpo, ka edhe lokalitete për të cilat dihet më pak. Kështu është edhe rasti i fshatit të Nivicës në rrethin e Sarandës, lokalitet për të cilin prestigjiozja amerikane the Washington Post ka bërë një reportazh.
Në këtë fshat po planifikohet të kryhet një projekt përmes së cilit do të zhvillohet më shumë turizmi. Kjo pasi që këtu në vitet e fundit kryesisht ka lulëzuar bujqësia dhe blegtoria.
“Po bëjmë një projekt pilot rreth konceptit se si të lidhim komunitetet rurale që janë shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”, ka thënë për gazetën Auron Tare, i cili kryeson Agjencinë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë dhe po drejton projektin Nivica.
“Kur erdhëm këtu, në sheshin e fshatit kishte mbeturina 30-vjeçare”, vazhdon ai. Puna fillestare e projektit ishte pastrimi i plehrave si brenda fshatit ashtu edhe në luginën aty pranë. Tani sheshi i fshatit është pastruar dhe fshatarët kalojnë me dhitë e tyre nëpër rrugët ku zhurma e çekiçëve që godasin gurin bën jehonë përmes së nxehtit të zjarrtë të verës teksa muratorët punojnë për projektin më të madh dhe të vetëm të fshatit: një bujtinë e re, e planifikuar për t’u përfunduar pranverën e ardhshme.
Projekti në tërësi përfshin rikuperimin e ndërtesave të vjetra që do të përdoren si bujtina dhe për të ndihmuar vendasit të nisin aktivitete private duke transformuar shtëpitë e tyre në ‘bed and breakfast’.
Më e rëndësishmja, një pjesë e projektit përfshin transformimin e shtegut që të çon në fshat nga qyteti më i afërt, ai i Tepelenës, në një rrugë lehtësisht të aksesueshme.
Por rreziku i një hapjeje shumë të shpejtë për turizmin është real, dhe Tare dhe Sinatrakaj janë të vetëdijshëm për këtë. Qëllimi, thonë ata, nuk është që të kthejmë Nivicën në një vend ku autobusët turistikë shkarkojnë mijëra turistë, sepse kjo do të prishte qetësinë e zonës dhe do të rrezikonte mënyrën e jetesës.
“Siç e dimë, turizmi ka shumë përfitime, por edhe efekte negative, siç është shkatërrimi i kulturës lokale dhe shkatërrimi i mjedisit. Dhe kjo është një arsye shumë e vlefshme për t’u marrë në konsideratë”, thotë Tare.
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë7 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
-
Infrastrukturë1 day ago
Po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të Janjevës
You must be logged in to post a comment Login