Aktuale
Kur jeta në Prishtinë ndahet me kamionë, ndërtime dhe “britma” [VIDEO]
Jeta në Prishtinë, nuk është e njëjtë pothuajse në asnjë pjesë të qytetit. Siç duket të frymuarit lirshëm sa shkon e zvogëlohet nga lagjja në lagje. E njohur për ndërtime të secilit lloj është lagja “Mati 1”. Kur merr rrugën nga hyrja e spitalit e drejt lagjes, deri në grykë të rrugës “Muharrem Fejza” gjërat janë normal. Më pas gjithçka zvogëlohet e ngushtohet.
Janë hapësirat e gjelbra, ndotja e ajrit dhe ambientit, zhurma, rruga e tej ngarkuar, mungesa trotuareve e shumë kushte tjera që bëjnë banorët të mos ndihen rehat.
Rrugën e njëjtë në këtë lagje e ndajnë edhe fëmijët, por edhe kamionët me pesha të mëdha.
Ndër të zëshmit për të përmirësuar këtë gjendje ka qenë gazetari Milot Hasimja. Llogaritë e tij në rrjete sociale janë përplot ankesa dhe raportime me fotografi se çka nuk po shkon në lagjen “Mati 1” dhe përgjatë rrugës “Muharrem Fejza”. Përgjatë katër vjetëve që jeton në këtë lagje, gjërat kanë ndryshuar.
“Në fillim kur kam ardhë, e kam pasur shumë qetë. Shumë lezetshëm dhe e kam përjetu si me qenë në fshat, pasi kam jetu në Ulpianë ku nuk kam dëgjua asgjë përpos sorrave, e këtu janë disa drunj e ca cicërima zogjësh. Dy vitet e fundit prej mëngjesit, e në vikend njëjtë, në ora 6:30 fillon t’i dëgjosh muhabetet e punëtorëve”, tha Hasimja.
Ankesat e tij janë të shpeshta, por nuk është se gjejnë zgjidhje. Ai gjithashtu tregon edhe për tubimet që mbajnë me përfaqësuesit e komunës në këtë lagje.
“Halli më i madh te mbledhjet është te pronarët e tokave dhe ndërtuesit. Si me ndërtu, ku me ndërtu, ndarja e parcelave dhe pak u është lënë qytetarëve të thojnë fjalën e vet”, shton gazetari Milon Hasimja.
Mes “Ulpianës” dhe “Matit 1” – ai jep fjalën e tij, ““Në tërësi, Ulpiana”.
-
Infrastrukturë23 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Prezantohet dizajni për Qendrën e Transportit Multimodal në Francë, e ndërtuar kryesisht nga druri masiv
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
You must be logged in to post a comment Login