Trashëgimia
Kulla më e vjetër në Kosovë e cila më herët ka shërbyer edhe si xhami

Kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Hasit e ka një veçanti sepse thuhet të ketë shërbyer si xhami në të kaluarën, gjë që e dëshmon edhe kupola që gjendet në odën e burrave. Ajo po ashtu nga të dhënat që dihen është edhe kulla më e vjetër në vend.
Kjo kullë e ndërtuar në shekullin XVI destinimin primar e kishte të shërbente për banim. Përdhesja përdorej si ahur, kati i parë ishte i destinuar për banorët e shtëpisë ndërsa në të dytin gjendej oda e burrave.
Ajo është ndërtuar nga materiale si llaçi, guri, tjegulla dhe gëlqerja. Dyshemetë e ndërkatit janë me dërrasa, ndërsa në përdhese janë nga dheu. Komunikimi vertikal bëhet me shkallë të brendshme nga druri. Në vitet 2009 dhe 2013–2014, janë ekzekutuar punime të pjesshme në kullë me qëllim mbrojtjeje të objektit nga dëmtimet e mëtutjeshme. Intervenimet janë kryer në sanimin e mbulesës së kulmit, pastrimin dhe injektimin e mureve të jashtme dhe strehës.

Trashëgimia
Kompleksi Memorial i Isë Boletinit dhe Shtëpia e Katarina Josipit hap dyert për vizitorët
Trashëgimia
UNESCO nuk e fut Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore, 5 euro hyrja për turistët ditorë
Trashëgimia
Zbulohen themelet e një ndërtese të vjetër në oborrin e Komunës në Kaçanik
-
Infrastrukturë22 hours ago
Në Aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime, rreth 1.5 milionë euro humbje ne 2022
-
Infrastrukturë3 days ago
1.7 miliardë euro për të mbështetur ndërtimin e rreth 120 termocentraleve fotovoltaike në Evropë
-
Infrastrukturë3 days ago
Zona urbane në Prishtinë pastrohet me fshesa elektrike
-
Infrastrukturë2 days ago
27 stadiume të reja, Kosova synon t’i ndërtojë për Lojërat Mesdhetare 2030
-
Dizajn3 days ago
Cili shtet ka restorante me të mira në botë?
-
Infrastrukturë22 hours ago
Komuna e Prishtinës për një muaj ua shkëput kontratat 4 kompanive
-
Aktuale3 days ago
Asociacioni i Komunave në pritje të diskutimit publik për Draft ligjin e Prokurimit
-
Arkitekturë3 days ago
Si të kuptojmë parimet themelore të hapësirës publike dhe dizajnit gjithëpërfshirës?