Connect with us

Ide & Sugjerime

Këta janë 13 filmat më të mirë për dashamirët e dizajnit dhe arkitekturës

Published

on

Është kohë pushimesh dhe përveç festimeve, kohës së kaluar me të dashurit tuaj, mbrëmjeve të gjata e të bukura familjare, pushimet janë gjithashtu edhe për diçka tjetër.

Në “nder” të kohës më të mrekullueshme të vitit që përfshinë kohën e pushimeve ne po prezantojmë disa nga filmat që do të mund të i’u shoqëronin gjatë kohën suaj të lirë.

Kështu, ne në vazhdim po ju paraqesim filmat të cilët i kushtohen arkitekturës, dizajnit, dhe të bukurës në përgjithësi.

A Single Man, dir. Tom Ford, 2009 (Netflix download)

I Am Love, dir. Luca Guadagnino, 2009 (Netflix download)

Mad Men, created by Matthew Weiner, 2007-2015 (Netflix download)

A Trip to the Moon, dir. Georges Méliès, 1902 (Netflix download)

High-Rise, dir. Ben Wheatley, 2015 (Netflix download)

Interiors, dir. Woody Allen, 1978 (Amazon Prime streaming)

Nightcrawler, dir. Dan Gilroy, 2014 (Netflix download)

It’s Complicated, dir. Nancy Meyers, 2009 (Amazon digital rental)

It’s Complicated, dir. Nancy Meyers, 2009 (Amazon digital rental)

The Fountainhead, dir. King Vidor, 1949 (Amazon digital rental)

Sleepless in Seattle, dir. Nora Ephron, 1993 (Amazon digital rental)

Indecent Proposal, dir. Adrian Lyne, 1993 (Amazon Prime streaming)

The Towering Inferno, dir. John Guillermin, 1974 (Amazon digital rental)

/Ndertimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Ide & Sugjerime

Arkitektët në Angli krijojnë një standard të ri ndërtimi për ta ruajtur ambientin

Published

on

Një grup organizatash kryesore të industrisë, duke përfshirë Institutin Mbretëror Britanik të Arkitektëve, janë bashkuar për të krijuar një standard ndërtimi që do të verifikojë ndërtesat me karbon neto zero në MB.

E quajtur Standardi i Ndërtimeve Neto Zero të Karbonit në Mbretërinë e Bashkuar, iniciativa do të ndihmojë industrinë të sigurojë dhe të provojë se ndërtesat që pretendojnë të jenë zero neto i qëndrojnë atij pretendimi.

Nisja, e shpallur nga Instituti Mbretëror Britanik i Arkitektëve (RIBA), i përgjigjet konfuzionit mbi termin net-zero dhe “një kërkesë të qartë për një metodologji të vetme, të dakorduar”.

Shpresohet gjithashtu të inkurajojë industrinë që të dekarbonizohet dhe të ndihmojë MB të përmbushë objektivat e saj të emetimeve të 2035 dhe 2050.

Standardi do të “ndihmojë të gjithë industrinë të ecë përpara”

“Kjo është një nismë vërtet emocionuese dhe në kohë që do të ndihmojë të gjithë industrinë të ecë përpara në përpjekjet e saj për të arritur karbonin neto zero,” reflektoi presidenti i RIBA Simon Allford.

“Duke punuar së bashku, ne do të trajtojmë paqartësitë aktuale rreth termit shumë të përdorur dhe do të zhvillojmë një kuptim të përbashkët, bazuar në objektiva të qarta të performancës, për të mbështetur të gjithë ata që janë të përfshirë në prokurimin, projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e ndërtesave.”

Ndërtesat me karbon neto zero janë projektuar për të eliminuar të gjitha emetimet e mundshme gjatë jetës së një ndërtese.

Kjo merr parasysh si karbonin e mishëruar, që janë emetime të shkaktuara nga zinxhiri i furnizimit të ndërtimit, ashtu edhe karbonin operacional, që janë emetime të shkaktuara nga përdorimi i një ndërtese.

Çdo emetim i mbetur duhet të kompensohet duke hequr karbonin nga atmosfera./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15 milionë euro për vitin 2023

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura.

Gjatë kësaj tryeze Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës përfiton një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.

Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.

Në fund të diskutimit, Minsitri z. Krasniqi ka ritheksuar angazhimin dhe përkushtimin e MAPL-së për koordinim ndërinstitucional në çështjet me interes për Komunat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Marrë parasysh se ky ligj është një kategori kushtetuese dhe domosdoshmëri për një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët e Kryeqytetit, diskutuam për nivelin e zbatimit, efektet e arritura si dhe mundësinë e ndryshimit e plotësimit të këtij ligji.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

ATK verifikon mallrat pa origjinë

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë.

Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit.

Po ashtu, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e shitjes apo sistemim tjetër.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending