Connect with us

Aktuale

Kërkesa milionëshe për shtëpi të papërfunduara

Published

on

Zyra për Vlerësimin e Pasurive, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave (MF), që në ditën e parë të vlerësimit të objekteve në fshatin Shipitullë, të komunës së Obiliqit, ka hasur në shumë objekte të kamufluara si shtëpi.

Objekte të improvizuara në formë të shtëpive ka identifikuar Zyra për Vlerësimin e Pasurive, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave (MF), që në ditën e parë të vlerësimit të objekteve në fshatin Shipitullë, të komunës së Obiliqit. Për shkak të zgjerimit të mihjes së Korporatës Energjetike të Kosovës Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i shpronësojë pronat në këtë fshat e ku vlera e kompensimit të tyre po llogaritet të jetë më e lartë se 15 milionë euro.

Në bazë të dëshmive, që i ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se objekte të mëdha në formë të shtëpive brenda janë krejtësisht të zbrazëta. Madje disa prej tyre nuk kanë pllaka prej betoni derisa kulmin e kanë krejtësisht të improvizuar.

Në një shkresë, të cilën Shklëzen Morina nga Ministria e Financave, ia ka dërguar drejtorit të KEK-ut Arben Gjukajt, ministrit të Mjedisit Ferat Shalës, sekretarit të kësaj Ministrie Arben Çitakut, ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilecit, thuhet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të parë që e nxjerr Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë Ministria e Financave ka dalë për të bërë inspektimin komform dispozitave ligjore të Ligjit të Shpronësimit, transmeton zeri.info.

“ZVPP-ja (Zyra për Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme ) ka bërë incizimin e gjendjes dhe jemi duke përgatitur aktet e vlerësimit (ekspertizat) sipas dosjes dhe elaboratit të shpronësimit. Po ju bashkëngjit vetëm disa foto të pronave dhe do të shihni vetë se me çka ballafaqohet shteti.

Në asnjërin objekt nuk ka kushte për banim dhe nuk ka banim të asnjë civili dhe në ditën e inspektimit kanë qenë vetëm një traktor dhe një grua me dy fëmijë që kishin mbërritur para ekipit tonë. Shtëpitë janë të pabanueshme: pa kuzhina, pa banjë, pa ujë të ngrohtë, pa ormanë për tesha,  pa jorganë, pa batanije, pa çarçafë, pa infrastrukturë të rregullt të oborrit, pa asnjë kilogram bukë, pa miell, pa ushqim çfarëdo qoftë, pa asnjë element të amvisërisë, pa mjete pune për gatim, pa shporet të rrymës apo të druve edhe shumë e shumë elemente të tjera që tregojnë se nuk ka banim në këto shtëpi”, thuhet në letrën e Morinës, drejtuar tre ministrave të Qeverisë së Kosovës, si dhe drejtorit të KEK-ut Arben Gjukajt. Aty më tutje thuhet se dy ditë para nxjerrjes së vendimit përfundimtar aktet e vlerësimit do të jenë gati.

“Kjo për arsye të mosnxjerrjes së konfidencialitetit të ekspertizave. Për çdo ministër dhe sekretar të ministrive jam i gatshëm t’ju njoftoj më detalisht”, thuhet në fund të letrës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!

Published

on

Prokuroria e Ferizajt, ditën e djeshme ka njoftuar se ka bastisur gjashtë lokacione dhe ka arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati pasi nuk ishin hasur në vendbanimet e tyre.

Ndër të arrestuarit është edhe Bekim Pireva i cili është ortak në një biznes në Ulqin më Idriz Thaçin, vëllain e ish Presidentit Thaçi. Kallxo.com ka kontaktuar me avokatin e Pirevës, Arben Shala, por ai ka qenë shumë i shkurtër.

“I vetmi bashkëpunim i yni me z.Idriz Thaçi është në projektin ndërtimor në Ulqin. Të dhënat e kompanisë dhe aksionarëve janë të gjitha publike dhe online”, pati deklaruar Bekim Pireva, drejtor i kompanisë “Premium Bau Ulqin”.

Bekim Pireva, gjithashtu e kishte pranuar se ka qenë aksionar edhe me qytetarë serbë, por kishte deklaruar se ato nuk janë bërë asnjëherë aktive. Ai pati deklaruar se është aksionar me 70% të aksioneve në biznesin “Energy Power” Sh.P.K. me seli në Zubin Potok, në të cilën janë aksionarë edhe Bojan Jakshiq (20% të aksioneve) dhe Millovan Simiq (10% të aksioneve).

“Jemi vetëm tre aksionarë atje në Ulqin, unë bashkë me Arben Jetullahun dhe Idriz Thaçin, që të dy i njoh në Prishtinë kohë më parë. Po, Idrizi është vëllai i Hashim Thaçit, unë kam pas edhe një kompani tjetër me disa serbë të Zupqit por nuk është më sepse nuk kemi mujtë me hapë fabrikën”, theksoi Pireva.

Emisioni KallxoPernime i titulluar ‘Veriu dhe investimet në Ulqin’, të transmetuar vitin e kaluar mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, personat e arrestuar janë me inicialet Xh. B., I. F., Xh. Sh., dhe B. P. Ata janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, MMPHI, Nexhat Krasniqi nuk mban më pozitën udhëheqëse të këtij divizioni.

Në një përgjigje të MMPHI për Kallxo.com bëhet e ditur se më datë 24 maj Ndriçim Mustafa është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

“Më datë: 24.05.2022, Ndriçim Mustafa, është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit, në kuadër të MMPHI-së, si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

MMPHI nuk kanë treguar se cilat kanë qenë arsyet e largimit të Krasniqit dhe nëse do mbajë ndonjë pozitë tjetër brenda ministrisë ku udhëhoqi divizionin e Prokurimit.

Në emisionin “KallxoPernime” më 27 prill 2022, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka folur për raportet e tij me tashmë ish shefin e prokurimit Nexhat Krasniqi, ku deklaroi se nuk takohet çdo ditë me të.

“Jo, nuk rri natë e ditë në zyrën time. Në zyrën ku punoj unë, çdo drejtor i departamentit, çdo shef i divizionit, çdo zyrtar që punon në ministri, e ka derën çelur sa unë jam aty. Ai (Nexhat Krasniqi), nuk vjen shpesh te unë. Ai vjen vetëm kur ka nevojë për m’u konsultu me mua. Së pari, unë përveç që jam zëvendësministër jam edhe inxhinier dhe për ashtu unë nuk duhem me bo kurrgjë e veç duhet me pritë kur të ma sjellin ndonjë dokument me e nënshkru”, deklaroi Durmishi.

Durmishi ka thënë se Krasniqi ka ardhur 2-3 muaj në punë para se të vinin në qeverisje, kjo pasi ky i fundit ka qenë i suspenduar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Anulohet vendimi për miratim të Planit Zhvillimor Komunal të Gjilanit

Published

on

Anulimi i vendimit për miratim të Planit Zhvillimor Komunal, sipas kryetarit Alban Hyseni i hap rrugë plotësim ndryshimit të materialit bazë dhe garanton mundësi zhvillimi për Komunën e Gjilanit.

“Bartja e dy aktiviteteve, atij të mirëmbajtjes dhe sigurimit të objekteve komunale, objekteve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë në kuadër të ndërmarrjes “Tregu” siguron shërbime me të mira për komunën dhe i jep fund një problemi shumëvjeçar për të cilin asnjëherë nuk është gjetur vullneti politik për t’u trajtuar dhe zgjidhur.

Falënderoj asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit për mbështetjen e këtyre dy propozimeve tejet të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët.”, deklaroi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending