Arkitekturë
Ja sa ka ndryshuar Prishtina ndër vite [foto]
Se kryeqyteti është duke ndryshuar çdo ditë e më tepër kjo tashmë është evidente. E ky ndryshim ka ndodhur duke iu referuar ndërtimeve të shumta të cilat kanë ndodhur pothuajse në të gjitha lagjet e Prishtinës.
Kështu, gjeneratat e reja e kanë mbase edhe të vështirë që sot të ta saktësojnë se ku kanë qenë më parë shtëpitë e tyre. E gjitha kjo për shkak të hovit të madh të ndërtimeve i cili ka kapluar qytetin në 10 vjet e fundit.
Ne do ta paraqesim ndryshimet të cilat kanë ndodhur në Prishtinë përmes disa fotove. E dallimet mund t’i shihni vetë.
Fotografia e parë pasqyron vendndodhjen ku gjendet Teatri Kombëtar i Kosovës para shumë viteve dhe si duket sot. Siç vërehet disa nga objektet nuk gjendet fare në këtë pjesë të qytetit, dhe shumë prej tyre kanë ndryshuar shumë pamjen e tyre.
Fotografia e dytë paraqet pamjen e dikurshme të Veternikut. Aso kohe pjesa ku ndodhen sot një numër i madh ndërtesash ishin vetëm ara, ndërsa sot aty nuk mund të shohësh gjë tjetër përveç ndërtesave të shumta.
Pamja e sheshit të dikurshëm nuk përkon pothuajse aspak me pamjen të cilën e ka sot sheshi. Ngritja e ndërtsave të reja dhe renovimi i atyre të vjetrave e ka bërë të vetën, duke i dhënë kështu një imazh tjetër sheshit të kryeqytetit.
Fotografia e radhës është e shkrepur në rrugën “Luan Haradinaj”, ku më parë ndodhej më parë ndodhej edhe Banka e Ljublanës.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë6 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë7 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike
You must be logged in to post a comment Login