Aktuale
Ja cilat janë llojet kryesore të ndërtimit sipas Ligjit në Kosovë[foto+dokument]
Me Ligjin e Ndërtimit të Republikës së Kosovës janë të klasifikuara llojet e ndërtimit. Nga kjo rrjedhë se varësisht nga lloji i ndërtimit të cilin planifikoni ta bëni duhet ta merrni edhe lejen përkatëse.
Lejet për ndërtimet e plota, rindërtimet, apo renovimet në raste të shkatërrimit të shtëpive gjatë luftërave apo situatave të tilla të papritura tragjike, procedurat për lëshimin e lejes nuk janë asnjëherë të njëjta.
Mirëpo, për ta kuptuar se cila leje ndërtimi ju duhet fillimisht është e rrugës t’i dimë se cilat janë llojet kryesore të ndërtimit dhe si klasifikohen ato.
Sipas Kreut III, Neni 5 llojet e ndërtimit klasifikohen në këtë mënyrë:
1.1. ndërtimi i ri (duke përfshirë instalimin)
1.2. rindërtimi
1.3. riparimi – renovimi, sanimi, rehabilitimi-përmirësimi (nuk kërkon leje ndërtimi)
1.4. punët ndërtimore që kanë për synim mbrojtjen e monumenteve të palëvizshme të
trashëgimisë kulturore
1.5. rrënimi
1.6. ndërtime peizazhi, dhe
1.7. instalimi apo ngritja e ndërtimeve të përkohshme.
Për ndërtimet të cilat fillojnë për së pari herë procedurat janë më të gjata për tu pajisur me një leje të tillë, ndërsa për renovimet e shtëpive të djegura apo edhe objekteve të tjera ju mund t’i filloni punimet me lejen paraprake të cilën e keni pasur.
Mirëpo, kjo leje duhet të verifikohet edhe një herë nga organet kompetente që janë Komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë3 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc
You must be logged in to post a comment Login