Uncategorized
Ide fantastike për rregullimin e dhomës së bebes suaj [foto]
Se dhoma e fëmijëve tuaj është një prej hapësirave më të rëndësishme në shtëpinë tuaj është evidente.
E duke e qenë e tillë sigurisht se duhet t’i kushtojmë një rëndësi të madhe që fëmijëve tonë t’iu sigurojmë një ambient sa më të qetë dhe të rehatshëm.
Mund të jetë shumë e vështirë për të marrë një vendim përfundimtar, por ka edhe një mënyrë efektive për të shkurtuar listën e të gjitha opsioneve që keni në dispozicion. Kjo duke marrë parasysh preferencat dhe interesat tuaja personale.
Megjithatë, çfarëdo vendimi që të merrni, sigurohuni që dhoma të jetë e bukur edhe funksionale. Qëllimi fillestar për dekorimin e kësaj dhome është krijimi i një vendi të veçantë për të dashurit tuaj, sepse ju do të kaloni shumë kohë aty.
Kjo është më tepër për nënën , e cila vazhdimisht duhet të jetë pranë fëmijës dhe dhoma duhet të jetë e rehatshme për të dy.
Për këtë më poshtë po ju listojmë disa ide:
Përpiquni për sa më shumë thjeshtësi
Kjo është mjaft e rëndësishme pasi me kalimin e kohës shumë gjëra do të ndryshojnë (lodrat dhe objektet dekorative) dhe nuk do ju duhet të bëni ri-dekorim, por vetëm disa ndryshime të vogla.
Përshtatshmëria
Nëse dhoma nuk është e madhe, atëherë përdorni mobile multi-funksionale për të krijuar më shumë hapësirë. Blini mobile, që i shërbejnë më tepër se vetëm një qëllimi. Bëni një investim afatgjatë që më vonë mos ju duhet ta hidhni.
Bëjeni të lëvizshme
Në formën tradicionale, shumica e gjërave priren të jenë statike, por këto janë kohët moderne dhe lëvizshmëria është e çmuar. Nëse është e mundur, shkoni për mobile që mund të riorganizohen lehtë.
Mbajini gjërat e fëmijëve të vendosura në një vend së bashku
Me dizajnet moderne të viteve të fundit ju do të jeni në gjendje të theksoni lehtësinë e përdorimit për fëmijën. Kjo do të thotë se ju duhet të zgjidhni një dekor që nxit fëmijën të eksplorojë dhe të jetë i pavarur. Për shembull mund të varni piktura ne nivelin e syrit të fëmijës dhe jo tuajit.
/Ndertimi.info/
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Ndërtim1 day ago
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
You must be logged in to post a comment Login